MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Osteoporoza/ Pse konsiderohet si problem për shëndetin e njeriut?

29.09.2021 - 10:36

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Osteoporoza/ Pse konsiderohet si problem për shëndetin e njeriut?

Mjeku: Osteoporoza përcaktohet si një sëmundje sistemike skeletore e karakterizuar nga masë e ulët kockore dhe përkeqësim mikro-arkitektonik i indit kockor, me një rritje konsekuente të brishtësisë së kockave dhe ndjeshmërisë ndaj thyerjes.

Megjithëse diagnoza e sëmundjes mbështetet në vlerësimin sasior të dendësisë minerale të kockave, e cila është një përcaktuese kryesore e fuqisë së kockave, rëndësia klinike e osteoporozës qëndron në thyerjet (frakturat ) që pasojne atë. Për shkak se një sërë faktorësh jo-skeletorë kontribuojnë në rrezikun e thyerjes , diagnoza e osteoporozës me përdorimin e matjeve të BMD është në të njëjtën kohë një vlerësim i një rreziku për ndodhinë e frakturës. Për këto arsye, duhet të bëhet një dallim midis përdorimit të BMD për diagnozën dhe për vlerësimin e rrezikut.

Vende të zakonshme për thyerje osteoporotike janë shpina, kofsha , parakrahu distal dhe humerus proksimal. Gratë në menopauzë pësojnë frakturë në ndonjë nga këto vende me një probabilitet që tejkalon atë të kancerit të gjirit (afërsisht 12%), dhe gjasat e një frakture në ndonjë nga këto vende është 40% një shifër kjo afër probabilitetit të sëmundjes koronare të zemrës.

Frakturat nga dobësia e kockave janë një shkak kryesor i sëmundshmërisë në popullatë. Frakturat e ijeve shkaktojnë dhimbje akute dhe humbje të funksionit, dhe gati gjithmonë çojnë në shtrim në spital. Shërimi është i ngadaltë dhe rehabilitimi shpesh nuk është i plotë. Frakturat vertebrale mund të shkaktojnë dhimbje akute dhe humbje të funksionit por gjithashtu mund të ndodhin pa simptoma serioze. Frakturat vertebrale shpesh përsëriten, megjithatë, dhe paaftësia rrjedhimisht rritet me numrin e frakturave. Frakturat radiale gjithashtu çojnë në dhimbje akute dhe humbje të funksionit, por rikuperimi funksional është zakonisht i mirë ose i shkëlqyeshëm.

Në vitin 2010, u vlerësua se 22 milion gra dhe 5.5 milion burra në Bashkimin Europian kishin osteoporozë duke përdorur kriterin diagnostikues të OBSH. Numri i frakturave të reja në 2010 në BE u vlerësua në 3.5 milion, duke përfshirë afërsisht 610,000 fraktura të kokës së femurit, 520,000 fraktura vertebrale, 560,000 fraktura të parakrahut dhe 1,800,000 fraktura të tjera (p.sh. legen, brinjë, humerus, tibia, fibulë, klavikulë, shpatull, sternum dhe fraktura të tjera femorale). Dy të tretat e të gjitha frakturave ndodhën tek gratë. Për shkak të ndryshimeve në demografinë e popullsisë, numri vjetor i frakturave nga dobësia e kockave do të rritet nga 3.5 milion në 2010 në 4.5 milion në 2025, që korrespondon me një rritje prej 28%.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.