MENU
klinika

Boksieri Florian Marku

“Padrejtësi se hyra me qeleshe, në ring sërish kuqezi”

19.09.2021 - 13:02

Boksieri shqiptar Florian Marku, më 25 shtator do të rikthehet në ring. Dëmtimet janë hedhur pas krahëve dhe tani ka ardhur koha për të synuar titullin e parë kampion.

Markut i pëlqejnë sfidat e vështira dhe do të ndeshet në stadiumin e Tottenham-it nën sytë e 70 mijë spektatorëve me kampionin Maksim Prodan. Në një intervistë për “Report TV”, ai flet për disa episode…

“Jam stërvitur shumë. Kam 4 muaj që stërvitem pa ndaluar. Mezi e kam pritur këtë ndeshje. Para kësaj ndeshjeje kam pasur dy operime dhe ky është shkaku që kam 7 muaj që kam pritur pa u ndeshur. Por tani jam gati më shumë se kurrë. Kjo është një ndeshje shumë e rëndësishme për karrierën timë. Është titulli i parë për mua në boks.

Është në eventin më të madh në botë. Do zhvillohet në stadiumin e Tottenham-it, ku do të ketë afërsisht 70 mijë vetë publik dhe ndeshja e mbrëmjes është Joshua kundra Usyk-ut. Jam përgatitur si kurrë më parë dhe ju jap fjalën që nuk do i zhgënjejë të gjithë shqiptarët.

Nuk do lejoj asnjë ndeshje që të përfundojë me pikë. E pashë dhe u zgjënjeva shumë. Nëse kundërshtari është më i fortë apo më i aftë se mua, atëherë unë në fund të ndeshjes i jap dorën dhe e di që ka qenë më i miri.

Por jo siç ma bënë mua padrejtësinë, sepse u futa me qeleshe. Edhe prapë kam për t’u futur me qeleshe. Vetëm sepse u futa me qeleshe dhe bëra gjithë atë atmosferë dhe entuziazëm për publikun ma bënë këtë padrejtësi. Siç e patë të gjithë, ajo ishte një fitore e pastër.“

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN