MENU
klinika

Nisin hetimet për dy persona në Fier e Lushnje

Po digjnin barërat, por i vunë zjarrin sipërfaqeve të mbjella

26.09.2021 - 10:14

Dy persona janë vënë nën hetim sot në Roskovec të Fierit dhe në Lushnjë, pasi aksidentalisht i vunë zjarrin sipërfaqeve të tëra toka.

U proceduan për zjarrvënie Rushan Plaka banues në fshatin Vidhisht të Roskovecit dhe Ardian Sema, banues në fshatin Rrupaj Lushnjë, të cilët duke tentuar të digjnin barërat në tokat e tyre, dogjën sipërfaqe të mbjella me ullinj e misër, në pronësi të tre personave të tjetër.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.