Kryeministri Edi Rama ka nisur sot vizitën zyrtare në Kosovë ku ështe takuar fillimisht me Kryeministrin Albin Kurti.
Ai u prit rreth orës 09:00 me ceremoni shtetërore. Më pas dy Kryeministrat nisën bisedën “kokë më kokë” dhe rreth orës 10:20 pritet që të dalin në një konferencë të përbashkët për shtyp.
Pas takimit me Kryeministrin Kurti, Rama do të takohet me liderë të partive opozitare.
Kjo është vizita e parë zyrtare e Ramës si Kryeministër që pas marrjes së mandatit të tretë qeverisës.
Axhenda e Kryeministrit Rama në Kosovë:
08:50 – Pritje ceremoniale nga Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës, në oborrin e Kryeministrisë.
09:00 – Takim dypalësh me Albin Kurti, kryeministër i Republikës së Kosovës. Në përfundim të takimit, do të mbahet konferencë e përbashkët për shtyp
10:45 – Takim me Memli Krasniqi, kryetar i PDK –së (Selia e PDK-së)
11:20 – Takim me Lumir Abdixhiku, kryetar i LDK –së (Selia e LDK-së)
12:00 – Takim me Behgjet Pacolli, kryetar i AKR –së (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë)
12:20 – Takim me Fatmir Limaj, kryetar i Nismës Socialdemokrate (Hoteli “Sëiss Diamond”, Prishtinë)
12:45 – Takim me Ramush Haradinaj, kryetar i AAK-së (Selia e AAK-së)
13:30 – Drekë zyrtare me pjesëmarrjen e dy delegacioneve dhe prof. Rexhep Qosja (Vendi: Amazona Resort, Milloshevë) Përpara drekës do të mbahet një ceremoni e shkurtër për dekorimin e Rexhep Qoses, ku kryeministri Rama i dorëzon medaljen “Ylli i Madh i Mirënjohjes”, me rastin e 85-vjetorit të lindjes së tij.
15:40 – Bisedë me një grup studentësh të marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës (Salla 014 në Fakultetin Filozofik, Universiteti i Prishtinës)