MENU
klinika

Shitësi i vogël I karamaleve

ROKFELERI është ende më i pasuri në botë!.. Pse?

17.09.2021 - 17:52

         Pavarësisht fatkeqësive me të cilat bota po përballet, ne jemi në një garë të çmendur për pasuri. Kjo modernia, është tanimë në sektorin kibernetik; shumë prej të rinjve duan të bëhen super të pasur. Shpresat dhe ëndrrat e tyre, janë krijuar, apo shkatërruar nga influencues fatlumë, të cilët ose kanë lindur të pasur, ose i ka përkëdhelur fati./Konica.al

Debati i sotëm është se cili është njeriu më i pasur në botë – gara zhvillohet mes: Elon Musk (147.3 miliardë dollarë pasuri neto), Xhef Bezos (186 miliardë dollarë pasuri neto) dhe njeriut që është aktualisht më i pasuri i botës, Bernar Arno (187 miliardë dollarë pasuri neto).

Megjithatë, asnjëri prej tyre nuk ishte i pari miliarder në kohët moderne.

Personi i parë që u iu afrua statusit të miliarderit të parë në botë, ishte Uilliam Averi Rokfeler, ati i Xhon Rokfeler, që ishte një mashtrues më famë ndërkombëtare.

Në fillim të shekullit XIX, ai tregtonte disa bimë, që i reklamonte si kurë për çdo lloj sëmundje. Ndërkohë, ishte i biri që e mishëroi plotësisht atë rol. Xhon D. Rokfeler lindi më 8 qershor 1839, në Riçford, Nju Jork, si pasardhës i Uilliam Rokfelerit dhe Eliza Dejvisonit.

E ëma ishte një besimtare shumë e përkushtuar. Ajo u angazhua shumë, për të rritur si duhej të 6 fëmijët, që ata të bëheshin më të mirë sesa babai i tyre. Që në moshë shumë të re, Xhoni shfaqi cilësitë e një sipërmarrësi.

Ai u shiste karamele fëmijëve, duke e rritur çmimin 10 ose 20 herë më shumë sesa çmimi me të cilin i blinte. Shitja e ëmbëlsirave, për fëmijët mund të jetë biznes i mirë, pasi këta të fundit, duan gjithmonë karamele. Por, shitja e karameleve fëmijëve të pasur, që kanë burime “të pafundme” është ëndrra e çdo biznesmeni.

Në moshën 14-vjeçare, ai dhe familja e tij u transferuan në Klivlend, ku ai u regjistrua në shkollën e mesme dhe më pas, në kolegjin ”E.G.Folsom”.

Rokfeleri u tërhoq nga dega e kontabilitetit dhe kjo është arsyeja, pse puna e tij e parë ishte si asistent i një kontabilisti në kompaninë “Hewitt & Tuttle”.

Më 1859, ai arriti të grumbullojë vetë një kapital prej 4.000 dollarësh (sot me vlerë 135.485 dollarë, duke pasur parasysh inflacionin), që e investoi drejt hapjes së një kompanie bashkë me mikun e tij të mirë dhe partnerin e biznesit, Moris B. Klark.

Kompania shiste produkte për të cilat kishte kërkesë të madhe në Shtetet e Bashkuara dhe po arkëtonte fitime shumë të mëdha për kohën, por jo të mjaftueshme për Rokfelerin. Në vitin 1863, ai zbuloi një mundësi ideale në tregun e karburanteve.

Kjo është arsyeja pse ai hoqi dorë nga kompania e tij dhe hapi një rafineri të re, sërish bashkë me Klarkun dhe disa partnerë të tjerë. Rafineria mori emrin “Clark & Rockefeller”. I veçantë në atë rast, ishte rafinimi i vajit të balenave, që përdorej si lëndë djegëse në fund të shekullit XIX.

Në atë kohë, për shkak të kërkesës së madhe, Rokfeler dominoi shumë shpejt gjithë tregun, duke fituar miliarda dollarë nga vaji i balenave.

Kjo, sidomos pas vitit 1865, kur përfundoi lufta civile dhe kur karburantet u pakësuan në të gjithë Shtetet e Bashkuara.

Ishte një situatë e përsosur, pasi Rokfeleri, tashmë kishte zotëronte rafinerinë. Duke i riinvestuar të gjitha fitimet nga shitja e vajit të rafinuar të balenave, ai e përmirësoi rafinerinë, duke e bërë atë më të madhen në botë gjatë shekullit XIX.

Në vitin 1870, ai themeloi kompaninë “Standard Oil” dhe më 1872, themeloi Shoqatën Kombëtare të Rafinerive, duke krijuar një monopol brenda industrisë së karburanteve, në shekullin XIX dhe duke hedhur bazat e industrisë së sotme moderne të karburanteve.

Rokfeler kishte lidhje në të gjithë botën dhe kjo i dha mundësinë të nënshkruante disa kontrata, me kompanitë e mëdha të anijeve tregtare. Kështu kompania e tij të transportonte karburantin ​​me një normë më të ulët sesa çmimi mesatar i tregut, duke shkatërruar gradualisht të gjithë konkurrentët e tij.

Sipas standardeve të sotme etike të biznesit, Rokfeleri ishte shumë larg të qenit etik brenda një tregu konkurrues.

Por, kur flasim për miliardat, etika nuk ka vend.

Xhoni do të gjente gjithnjë, mënyrat për të shkaktuar falimentimin e konkurrentëve të tij ose duke i detyruar ata të largoheshin vetë nga tregu. Një taktikë tjetër që do të përdorte me konkurrentët më të vegjël, ishte blerja e kompanive të tyre.

Në fakt, ai i blinte kompanitë që i çonte drejt falimentimit, me një çmim shumë të ulët, në mënyrë që të siguronte një monopol brenda tregut. Në vitin 1870, Rokfeleri përpunonte 90 për qind të karburanteve që shiteshin në Shtetet e Bashkuara.

Kur vdiq në vitin 1937, nga shkaqe natyrore, pasuria e tij arriti në 1.4 miliardë dollarë. Por, nëse marrim parasysh inflacionin, sot ajo do të kishte një vlerë rreth 420 miliardë dollarësh, duke e bërë atë njeriun më të pasur në historinë moderne.

Duke pasur kaq shumë para dhe duke parë, se ai ishte afër fundit, Xhoni e ndjeu se ishte koha ta kthente kokën nga komuniteti. Prandaj, ai krijoi fondacionin e njohur “Rockefeller”, që është edhe sot e kësaj dite. institucioni më i rëndësishëm filantropik në botë.

Ky institucion ka financuar projekte të ndryshme, duke ngritur spitale dhe shkolla.

Një nga projektet më të rëndësishme është Universiteti i Çikagos, si dhe Universiteti Rokfeler. Xhon Rokfeler vdiq në moshën 97-vjeçare.

Në testament, vendosi që një pjesë të pasurisë së tij t’ia kalonte bashkëshortes Laura Spellman, 5 vajzave dhe djalit, në mënyrë të barabartë.

Thuhet se shumica e pasurisë së tij, shkoi për Fondacionin Rokfeler.

Morali i historisë është se njerëz si Xhef Bezos, Bill Gejts, apo Elon Mask kanë ende një rrugë të gjatë përpara, derisa të arrijnë nivelin e njerëzve më të pasur që kanë ekzistuar në botë.

 

Andrei Tapalaga – “History of Yesterday”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Prestigjiozja britanike e udhëtimeve

‘Shqipëria, kjo perlë ballkanike’

Blogu i Albana Murrës/ Scriptorium

“A ka më rebelë?”


U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit