MENU
klinika

Rama “thumbon” Kosovën për ‘Open Balkan’

“S’është lojë e Serbisë, as konspiracion i Rusisë!”

16.09.2021 - 11:49

Kryeministri Edi Rama në seancën e ditës së sotme në Kuvend ka pasqyruar programin politik për mandatin e tretë qeverisës 2021-2025. Në fjalën e tij Rama u ndal gjatë në Politikën e Jashtme që pritet të ndjekë Shqipëria në vitet në vijim.

Teksa theksoi arritjet e bërë në vitet e shkuara, Rama fatin e hapjes së Konferencës së Parë Ndërqeveritare e la në dorën e Bashkimit Evropian, pasi sipas tij vend i ka përmbushur të gjitha kushtet dhe është gati për nisjen e rrugëtimit evropian.

Rama mori në mbrojtje “Open Balkan” dhe theksoi se kjo iniciativë është në kuadër të Procesit të Berlinit dhe nuk përmban asgjë më shumë sesa përmbushja e katër lirive themelore të Shengenit.

Kundërshtitë e Kosovës për “Open Balkan”, kryeministri i cilësoi sit ë nxitura nga Tirana dhe theksoi se të dy vendet duhet të bashkëpunojnë me njëri tjetrin, por nuk duhet të ndërhyjnë në vendimet e brendshme të qeverive respektive.

“Ne nuk do të ndalemi për ta bërë Shqipërinë një vend evropian këtu. Se kur hapet konferenca se kur mbyllet konferenca nuk është në dorën tonë.

Sot Shqipëria nuk diskutohet më nga askush që është gati të ulet në tavolinë me Bashkimin Evropian për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare.

Do të ndodhë çdo të ndodhë me Bullgarinë, nuk na pengon. Shihemi me respekt nga të gjithë. Kush mund ta imagjinonte se kancelarja Merkel do të vinte dy herë në Tiranë. Nga një histori 100 vite që s’ka ardhur asnjëherë. Nuk ka ardhur për vizitë bilaterale, por për Kosovën.

Ky është vetëm një shembull. Edhe faktin që Shqipëria u bë vendi i stërvitjes taktike më të madhe të NATO. E them që në çdo instancë ndërkombëtare Shqipëria nuk mbush karrigen si një vend guak, por si një vend në ballkan që ka zërin e vet. Nuk po flas për Belulin, por kam marrë disa mesazhe nga autoritete të dorës së parë. Kjo s’ka të bëjë as me një qëndrim, fjalim, por vazhdimësi. Flas këtu për pozitën ndërkombëtare të shqipërisë.

Ju kujtoj që Tiranën nuk e vizitonte askush përveç ndërmjetësuesve të huaj, në periudhën e fundit para mandatit tonë të parë. Kryeministrin e këtij vendi nuk e ftonte askush në takime bilaterale në periudhën e fundit.

Ballkani i Hapur nuk është një lojë e Serbisë, nuk është as një konspiracion rus dhe kinez për të rilindur Jugosllavinë.

Për Kosovën ne mund të flasim por jo të marrim vendime. E njëjta gjë duhet të ndodh dhe anasjelltas, për Shqipërinë vendos qevveria shqiptare dhe ata duhet t’i respektojnë vendimet tona.

Ballkani i Hapur është një pjellë e Procesit të Berlinit, si rezultat i nevojës për të ecur më shpejt në rrugën e katër lirive themelore.

Në procesin e Berlinit ishte dhe “Korridori Blu”, ku është? Ballkani i hapur nuk merr përsipër asgjë që nuk është e përfshirë në procesin e Berlinit.

Destinacioni ynë është realiteti i Europës së bashkuar, dhe jo në fantazitë e atyre që u ka mbetur ora te turbofolku nationalist. Ballkani i hapur është i njerëzve që nuk duan të presin me për në kufi, është i fermerëve shqiptarë që sot janë eksportuesit më të mëdhenj të perimeve, dhe të dytët për frutat.

Ballkani i hapur është i turistëve që nuk duan të presin me orë të tëra në disa palë rradhaëh kilometrike dhe të shohin lloj lloj policësh që kanë një karakteristikë të përbashkët, që janë të djersitur. Ballkani i hapur është i studentëve dhe pedagogëve që duan të mësojnë gjëra të reja.

Është i tregjeve tona, e kemi të pasur tregun politik që nuk prodhon asgjë. Ballkani i hapur është për kulturat tona që ndërveprojnë kulturat kudo, si ura njohje mes popujve dhe si ushqim për paqen mes fëmijëve. Ballkani i hapur mes shteteve, hyjnë në një proces simetrik kur duan të hyjnë në një proces më të mëdha”, tha Rama.