“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti: Si ndikon migrena në gjithë trupin?
Mjeku: Është bërë një punë e gjatë kërkimore për të kuptuar se si lidhen sulmet e migrenës me pjesë të caktuara të trurit tonë. Ne dimë se kur kimikatet e trurit si serotonina dhe CGRP, nuk janë në ekuilibër, ndryshon mënyra sesi truri juaj funksionon para dhe gjatë migrenës.
Si ndikon migrena në TRU dhe cfarë simptomash shkakton?
Probleme me përqëndrimin dhe vëmendjen
Vështirësi në vendimmarrje
Vështirësi në të folur
Vështirësi në lexim e shkrim
Ndryshime në të percepruarit e shijeve dhe ndjesive të të prekurit
Nëntë nga dhjetë persona që vuajnë nga migrena shprehen se simptomat i kufizojnë shumë në bërjen e punëve të përditshme.
Rreth tetë në dhjetë njerëz me migrenë kanë të paktën një simptomë të asaj që quhet “allodynia”.Kjo është kur ju ndieni dhimbje nga gjëra që nuk janë të dhimshme, si:
Krehja e flokëve
Rruarja
Vendosja e kokës në jastëk
Vendosja e një kapeleje apo vathëve
Rreth 40% e pacientëve pohojnë se gjatë sulmeve të migrenës pësojnë dhimbje veshi.
Rreth 45% ne njerëzve me migrenë pohojnë se kanë simptoma të sinuseve si, marrje mëndsh, rrjedhje hunde dhe bllokim të hundëve.
Gati 1 në 3 njerëz me migrenë thonë se kanë ndjesi shpuese ose therrëse para se të pësojnë dhimbjen e migrenës.
Po ashtu, ndjesia e përzierjes është e pranishme si pjesë e migrenës pasi raportohet se 5 nga 10 njerëz me migrenë e shfaqin këtë crregullim.
Stresi
Stresi është një nga shkaktarët më të zakonshëm të migrenës. Mbajtja nën kontroll e stresit mund të ndihmojë në mbajtjen e trurit tuaj më të qetë, kjo gjë ndihmon në parandalimin e sulmeve.
Si ndikon migrena në KOKE dhe cfarë simptomash shkakton?
Kur jeni nën ndikimin e një prej nxitësve të migrenës si: drita e fortë, stresi, mungesa e gjumit apo edhe ndonjë lloj ushqimi, pjesë të caktuara të trurit reagojnë më tepër se normalisht. Kjo gjë çon në dhimbje koke. Për gratë, uljet dhe ngritjet e estrogjenit mund të shkaktojnë migrenë dhe dhimbjen e kokës që vjen me të. Kjo mund të jetë edhe arsyeja pse gratë kanë sulme migrene tre herë më shpesh se burrat.
Simptomat në kokë dhe qafë:
Dhimbje e fortë dhe pulsuese
Dhimbje goditëse
Dhimbje qafe
Mpirje në pjesë të kokës dhe fytyrës
Përveç barnave, të nxehtit dhe të ftohtit mund të ndihmojnë në lehtësimin e dhimbjes së migrenës. Nëse lagni me ujë të ftohtë një garzë dhe e vendosni në qafë mund të ndieni lehtësimin e ndjesisë së mpirjes. Nëse kjo praktikë nuk iu ndihmon atëherë një banjë e ngrohtë ose një garzë e ngrohtë do të ndihmonte në çlirimin e muskujve. Provojini keto praktika dhe shikoni se cila prej tyre ju ndihmon më shumë.
KRAHËT DHE KËMBËT
Irritimi i pjesëve të caktuara të trurit që mund të ndodhin gjatë aurës së migrenës mund të shkaktoj mpirje dhe pickime në këmbë dhe duar. Zakonisht këto simptoma shfaqen vetëm në njërën anë.
Mpirje në krahë, këmbë, gishta ose shputa zakonisht në një anë.
Ndjesi dembelosjeje e duarve dhe këmbëve.
Pothuajse 1 në 3 persona i përjeton këto simptoma para shfaqjes së dhimbjes migrenoze. Mpirja ose pickimi mund të shfaqet në një zonë specifike si vetëm në një gisht ose në një pjesë të tij.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.