MENU
klinika

COVID-19

“Të fillojë vaksinimi i fëmijëve”, mjekja: Nuk e e kuptoj se çfarë pret Shqipëria

26.09.2021 - 10:27

Kryetarja e Federatës së Mjekëve Shqiptarë në Evropë, Aurora Dollenberg është shprehur se Shqipëria duhet të fillojë urgjentisht me vaksinimin e fëmijëve kundër Covid\.

Ajo tha se vaksinimi duhet të nisë për fëmijët mbi 12 vjeç dhe se këtë gjë tani më e kaa bërë edhe Europa, me vaksinën Pfizer.

“Shqipëria duhet të fillojë në mënyrë urgjente vaksinimin e fëmijëve. Këtë e thotë të gjithë Europa e cila ka nisur vaksinimin e fëmijëve. 80% e fëmijëve në Gjermani është vaksinuar me një dozë të vaksinës dhe 60% i kanë marrë të dyja dozat. Nuk e kuptoj se çfarë pret Shqipëria. Vaksinimi duhet të nisë që tek fëmijët në moshën 12 vjeçe. E vetmja vaksinë që e ka marrë patentën definitive, për të vaksinuar fëmijët dhe gratë shtatzëna, është “Pfizer”,” u shpreh Aurora Dollenberg.