MENU
klinika

Serie A, Java 6

Tjetër fitore me vuajtje për Juventusin

26.09.2021 - 14:29

Juventus vuan sërish për të marrë fitoren, e dyta këtë sezon, madje me të njëjtat shifra, 3-2, kësaj here në shtëpi ndaj Sampdorias. Një sukses që ngjit në renditje bardhezinjtë pas startit të keq.

Juventus e ka mbyllur në avantazh 2-1 pjesën e parë të ndeshjes së kampionatit kundër Sampdoria-s. Pas golit të shpejtë të Dybala, bardhezinjtë kanë dyfishuar në minutën e 43-të me një penallti të

Miqtë janë kundërpërgjigjur një minutë me mbrapa, duke ngushtuar diferencat me Yoshida-n në minutën e 44-t. Kaq për pjesën e parë. E dyta dhuron sërish spektakël.

Locatelli në minutën e 57-të shënon golin e tretë dhe u duk sikur Juventus e mbylli me lehtësi ndeshjen. Por goli i Candreva-s në 83’ rihap totalisht ndeshjen dhe në 10 minuta e fundit Juve vuan. Gjithsesi, bardhezinjtë arrijnë të fitojnë 3-2.