MENU
klinika

COVID-19 në Kosovë

Ulen ndjeshëm rastet e reja, 5 vdekje në 24 orët e fundit

26.09.2021 - 15:25

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar edhe 5 viktima si pasojë e COVID-19. Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 77 raste të infektuara me këtë virus.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë së Kosovës. Sot janë shëruar 696 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 152 mijë e 758.

Njoftimi i plotë
26 Shtator 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 16.481 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.274.156 doza të vaksinës. Deri më sot 503.498 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 4.322 testime, 77 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 5 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 696 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 152.758 Në total numri i rasteve aktive është 4.176