MENU
klinika

“Bregdeti ynë”

Vijon shembja e ndërtimeve pa leje në Sarandë

28.09.2021 - 10:57

Vijon shembja e ndërtimeve pa leje në Sarandë në kuadër të operacionit “Bregdeti ynë”. Disa ndërtesa, kryesisht një katëshe janë prishur mëngjesin e sotëm nga mjetet e IKMT.

Operacioni “Bregdeti Ynë” nisi në fillim të muajit qershor. Pas ndryshimeve të fundit në Kodin Penal, është ashpërsuar ndëshkimi për ata që ndërtojnë pa leje. Për herë të parë ligji parashikon penalitete jo thjesht për subjektin, por për të gjithë zinxhirin ndërtimor. Për sa i përket kontrollit dhe mbrojtjes së territorit Shqipëria pritet të hyjë në një fazë të re përmes përdorimit të dronëve super-inteligjentë dhe pajisjeve të tjera të teknologjisë së lartë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nis shembja e 22 objekteve pa leje

Fadromat e IKMT-së zbarkojnë në Sarandë