MENU
klinika

Gruaja... ''legjendare''

Vrasësja më e famshme në histori

16.09.2021 - 15:24

         Nganjëherë, çastet më të parëndësishme mund të ndryshojnë rrjedhën e historisë…

Kjo është historia e një prej atyre kohërave, kur një tas me supë nxori në pah vrasëses më famëkeqe të Romës së shekullit të 17-të. Historia e krimit rrëfen për vrasëse seriale femra, por Giulia Tofana tejkalon çdo rekord të mundshëm: me helmin e saj, ajo vrau 600 burra. Natyrisht, kjo histori nuk fillon me atë tas supe. Përkundrazi, fillon ashtu siç ndodh me gjithë historitë vërtet të tmerrshme: me një patriarkalitet të pakontrolluar, sepse në Italinë 1633, fuqia e pakufizuar që u ishte akorduar burrave nënkuptonte që gratë e asaj epoke shpesh pësonin abuzime të pallogaritshme. Ato nuk kishin pozitë në shoqëri, fare pak mundësi për të përmirësuar situatën e  tyre: mund të martoheshin, me shpresën se burri do t’i trajtonte me dinjitet, mund të qëndronin beqare dhe të punonin si punëtore seksi për të mbijetuar ose mund të bëheshin vejusha.

Nëse përgjatë shekujve, burrat iu drejtuan kryesisht trukeve të paligjshme për të hequr qafe bashkëshortet e tyre, në shekullin e shtatëmbëdhjetë gratë italiane ishin në gjendje të mbështeteshin te një serial killer e vërtetë e burrave të padëshiruar. Giulia Tofana, ishte një grua e bukur që jetonte në Palermo, në varfëri të plotë: ajo nuk kishte burrë, por kishte një vajzë për të mbajtur. Kështu, një ditë ajo vendosi t’i drejtohej krimit dhe nxori në treg, duke e përsosur atë, një helm të përdorur nga tezja për të vrarë bashkëshortin e saj.

Kemi të bëjmë me një koktej vdekjeprurës me arsenik, plumb dhe shprohë (belladonna)./Konica.al

Giulia shpiku kështu, atë që më pas hyri në histori si “Acqua Tofana”, një ilaç që palermania simpatike, duke e shndërruar si truk kozmetike, ua shiti grave që keqtrajtoheshin nga bashkëshortët dhe që dëshironin të shpëtonin prej tyre. Në të vërtetë, mjaftonte të hidhje disa pika në ditë “Acqua Tofana” në supë ose pije, për të shkaktuar pas njëfarkohe një vdekje në dukje natyrale, pa simptoma. Dhe kështu, Giulia Tofana shiti shumë ilaçe, derisa u tradhtua nga një kliente e pakujdesshme, të cilën arriti ta zbulonte i shoqi. Për t’i shpëtuar dënimit të sigurt, vrasësja u detyrua t’ia mbathte në Romë, ku jetonte e ruajtur me turne nga i dashuri dhe vajza e saj (dhe partnerin e biznesit) Girolama.

Mbi 600 viktima.

Nuk kaloi shumë kohë, kur një tjetër e martuar e pakënaqur të trokiste në derën e saj të re, duke e bindur atë që t’i kthehej biznesit.

Të cilat ishin të shumta dhe fitimprurëse, por nuk zgjatën shumë: një kliente tjetër e shkujdesur bëri një gabim në dozimin e helmit vdekjeprurës dhe, e detyruar nga të afërmit e viktimës, tregoi emrin e saj. “Vrasësja seriale e burrave” u arrestua dhe përfundimisht u ekzekutua, më 1659, në moshën 39-vjeçare, por më parë u detyrua të rrëfente, nën tortura, se kishte shkaktuar vdekjen e rreth 600 burrave.

Vdekja tragjike e Giulia Tofanas e shndërroi personazhin në legjendë dhe ushqeu arketipin letrar, të dashur për ndjeshmërinë e romanticizmit të shekullit të nëntëmbëdhjetë, të “helmuesve të mëdhenj” të Rilindjes./Konica.al