MENU
klinika

Para Krishtit

Zbulohet mozaiku më i vjetër në botë… në Turqi

15.09.2021 - 16:49

        Del në dritë vepra 3,500-vjeçare, në Turqinë Qendrore, që konsiderohet më e vjetra në botë.

Mozaiku me rreth 3,147 gurë me madhësi 3×7 metra, u gjet në Usakli Hoyuk, që ndodhet në rrethin Sorgun, provinca Yozgat, ku vëzhgimet kanë filluar më 2008, ndërsa gërmimet në vitin 2012.

”Gërmimet arkeologjike po kryhen bashkërisht, nga Drejtoria e Përgjithshme e Trashëgimisë Kulturore dhe Muzeve, Universitetit Bozok dhe Universitetit të Pizës në Itali”, – tha Huseyin Çiftçi, drejtori lokal për Kulturën e Turizmin.

“Sipas studimeve shkencore, mozaiku i gjetur është i pari në historinë botërore. Gjithashtu, këtë e dëshmon edhe sipërfaqja e tij, pasi rezulton mjaft primitive. Po planifikojmë ta fitojmë këtë vend, në sektorin e turizmit”, – tha Çiftçi.

Anacleto D’agostino, ligjërues pranë Universitetit të Pizës, udhëheqës i ekipit të arkeologëve, tha se mozaiku që ata gjetën i përket viteve 1,500 para erës sonë.

Po ashtu, duke deklaruar se mozaiku është më i vjetri në botë, ai tha se, “ne e dimë që ka mozaikë të ngjashëm në Greqi, por mendojmë se i këtushmi është më i vjetër se ai në Greqi”.