MENU
klinika

Kërkohet ndihmë nga komuna e Ohrit

Zgjerohet vatra e zjarrit në Malin e Thatë

01.09.2021 - 09:56

Gjatë orëve të natës është zgjeruar vatra e zjarrit në Malin e Thatë, ku flakët kanë prekur edhe Parkun Kombëtar të Galiçicës.

Një grup pune prej 10 vetash kanë shkuar që në orët e para të mëngjesit drejt vatrës. Po ashtu në zone janë nisur edhe punonjës të zjarrfikëses, emergjencave civile, ndërmarrjes së punëve publike, nga zonat e mbrojtura dhe vullnetarë, banorë të zonës. Po ashtu raportohet se zjarri po u afrohet pyjeve me dushk. Është kërkuar ndihmë edhe në komunën e Ohrit por deri tani nuk ka asnjë konfirmim nëse kanë nisur forca njerëzore.

Zjarri prej 4 ditësh në këtë zonë ndërsa në 24 orët e fundit për shkak të erës ka marrë përhapje të madhe. Zjarri mendohet i qëllimshëm nga barinjtë e zonës së Malit të Thatë për kullota të reja, por ka dalë jashtë kontrollit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN