MENU
klinika

WhatsApp me një ndryshim

Zuckerberg njofton përdoruesit për opsionin e ri

11.09.2021 - 07:53

Mark Zuckerberg, krijuesi i Facebook dhe njëkohësisht zotëruesi i Instagram dhe Whatsapp, me anë të një postimi në profilin e tij në Facebook ka bërë ne dije se WhatsApp do pësojë një ndryshim.

Në statusin e tij ai shkruan se një shtresë tjetër për të shtuar sigurinë dhe privatësinë po shtohet në program.

Opsioni i “kriptimit skaj-më-skaj”, po shtohet për të dhënat personale që njerëzit zgjedhin t’i ruajnë në Google Drive ose iCloud.

‘Kriptimi skaj-më-skaj’ është një mënyrë e sigurtë komunikimi, që u ndalon e palëve të treta të aksesojnë të dhënat, të cilat transferohen nga një pajisje në tjetrën.

“Po shtojmë një tjetër shtresë privatësie dhe sigurie në WhatsApp; opsionion e kriptimit skaj-më-skaj për të dhënat që njerëzit zgjedhin t’i ruajnë në Google Drive ose iCloud. WhtasApp është aplikacioni i parë i mesazheve në botë që e ofron këtë opsion dhe arritja deri në këtë pikë ishte një sfidë teknikee vërtetë e vështirë që këkonte një kornizë të re për ruajtjen e të dhënave nga njëra hapsirë në tjetrën.” shkroi Zuckerberg.