MENU
klinika

Kush janë 8 zyrtarët e arrestuar

Abuzimi me tenderin 7 mln lekë në Bashkinë Durrës

29.10.2021 - 10:17

8 persona, zyrtarë dhe punonjës të kompanive private kanë rënë në pranga për abuzimin me tenderin 7 mln lekë në Bashkinë e Durrësit, i zhvilluar në maj-qershor 2020 për blerjen e një zjarrfikëseje autoshkallë.

Burime për ABC konfirmojnë se të përfshirë në këtë skemë janë: Adriatik Velaj, Muhamet Likazhiu, Artan Taho, Pastriot Beqaraj, Indrit Matmuja, Gjergj Markola, Riza Sulaj, Lulzime Rami, Albion Bushi. Adriatik Velaj është Drejtori i Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri Durrës, Patriot Beqaraj-ish drejtor i burimeve njerëzore në bashkinë Durrës, kurse Albion Bushi administratori i R&R GROUP.

Patriot Beqaraj ka qenë më herët ish-Drejtor i Drejtorisë së Burimeve Njerëzore, gjatë procesit të tenderimit ishte anëtar i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave dhe dyshohet se ka favorizuar dy kompani për shpalljen e fituesit.

Ndërsa Adriatik Velaj, drejtori i Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri Durrës ishte anëtar i grupit të specifikimeve teknike dhe përllogaritjes së vlerës së fondit.

Në shpalljen e fituesit ai ka kërkuar skualifimin e kandidatëve të tjerë në garë me pretendimin se kishin oferta më të larta dhe nuk kishin mjetet e duhura për përfitimin e tenderit për autoshkallës për mjetet zjarrfikëse.

Bazuar në kërkesën e Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë ka vendosur caktimin e masës së sigurimit “arrest në burg” për Adriatik Velaj, Muhamet Likazhiu, Artan Taho, Pastriot Beqaraj, Indrit Matmuja, Gjergj Markola, Riza Sulaj, Albion Bushi. Në “arrest shtëpie” janë lënë Lulzime Rami dhe “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” për shtetasen E.R.

Zyrtarët e Bashkisë Durrës Adriatik Velaj, Muhamet Likazhiu, Patriot Beqaraj dhe Artan Taho akuzohen për shpërdorim detyre cilësinë e anëtarit të grupit të specifikimeve teknike dhe përllogaritjes së vlerës së fondit limit, pranë Bashkisë Durrës.

Kurse anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave Kastriot Beqaraj, Gjergj Markola, Indrit Matmuja akuzohen për ‘Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike’ kryer në bashkëpunim.

Gjithashtu Albion Bushi, E.R., Lulzime Rami dhe Riza Sulaj, administratorë, ortakë dhe punonjës të shoqërive R&R Group sh.p.k. dhe Klosi – R Company sh.p.k., kanë konsumuar veprën penale të “Falsifikimit të dokumenteve” duke dorëzuar dokumente të falsifikuara në kuadër të kësaj procedure prokurimi për të fituar tenderin për blerjen e një zjarrfikëse që është jashtë funksionit.

Abuzimet janë konstatuar në procedurën e prokurimit me REF-57495-05-06-2020, të zhvilluar nga Bashkia Durrës, në periudhën maj – qershor 2020, me vlerë të fondit limit prej 7 083 000 lekë (pa TVSH), janë evidentuar shkelje ligjore.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Abuzimi me tenderat/ SPAK operacion në Durrës

Arrestohen 2 zyrtarë dhe 6 punonjës të kompanive private