MENU
klinika

Zv.kryeministri pasqyron procesin: Shtëpitë me short nisin në fillim të nëntorit

Ahmetaj: Ja sa banesa pritet të përfundojnë deri në fund të vitit!

28.10.2021 - 11:17

Zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka bërë një panoramim të procesit të rindërtimit të banesave të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

I thirrur në interperlancë nga deputeti Ferdinand Xhaferraj, Ahmetaj deklaroi se deri në fund të këtij viti do të përfundojë ndërtimi i 779 banesave individuale, ndërkohë që deri më tani janë ndërtuar 663 subjekte.

Për zonën e Tiranës, ai u shpreh se aktualisht janë rindërtuar 390 banesa individuale teksa pritet përfundimi i 311 të tjerave.

Përsa i përket pallateve, Ahmetaj deklaroi se janë 30 banesa që pritet të ndërtohen në zonën e “5 majit” dhe “Kombinatit”.

“Sot janë 15 mijë familje me bonus qiraje, 5 mln dollarë për bonusin e qirave.Përfituesit nga programi i rindërtimit, janë rreth 49 mijë përfitues, alokuar nga Buxheti i Shtetit 53.55 mld lekë. 28 mld lekë jannë në vitin 2020, dhe 25.5 mld janë në 2021. Grante rindërtimi dhe rikonstruksioni janë 15.1 mld lekë. Grante janë alokuar 12.2 mld lekë dhe vazhdon si process për shkak të vlerësimit që bëjnë njësitë vendore. Nga grantet janë përfitues 37.797 qytetarë. Disbursuar deri më tani janë 3.9 mld lekë, rreth 93 mln dollarë, 33 mijë përfitues. Grantet e rindërtimit, një nënprogram tjetër i rindërtimit, janë alokuar 2.9 mld lekë, disbursuar 1.6 mld lekë. Rindërtimi i banesave individuale dhe kolektive, janë 1442 banesa individuale në proces, 663 të përfunduara, 779 deri në fund të këtij viti. Njësia zbatuese e Tiranës ka 712 në total, 390 të përfunduara, 11 në fillim të nëntorit dhe 311 deri në fund të nëntorit. Banesa kolektive, FSHZH, ka 34 kontrata në 181 pallate, ka fillyuar puna për ndërtimin e 113 pallateve, ndërkohë që në Bashkinë e Tiranës që është një njësi tjetër, kemi 30 banesa kolektive në zonën e 5 majit dhe kombinat. Ndërkohë ka filluar zbatimi i punimeve për riforcimin e banesave kolektive DS4” – tha Ahmetaj.

Për shkollat, zv.kryeministri tha se janë përfunduar 60 objekte arsimore nga 167 në total. Prej tyre, 91 shkolla do të rindërtohen me financim të Buxhetit të Shtetit, 69 nga donatorët ndërsa 7 janë në process financimi.

“Objektet arsimore, janë 167 objekte arsimore dhe kanë përfunduar 60 prej tyre, 36 janë bërë nga FSHZH, 15 UNDP brenda donacionit nga BE prej 115 mln euro. Pra 91 janë me financim nga Buxheti i Shtetit, 69 nga donatorët, 7 të tjera janë në process financimi për shkak të vleerësimeve të mëvonshme. Janë 25 kantiere të hapura. 8 kantiere pritet të fillojnë në zonën e Kombinatit. Do të dorëzohen brenda 26 nëntorit, rreth 700 apartamente. Bashkitë miratojnë rregulloren e hedhjes së shortit publik deri në fund të javës. Mënyra si do veprohet në mënyrën e ndarjes së apartamenteve. Janë urdhëruar bashkitë të bëjnë short publik dhe me prezencë të mediave. Pasi të hiqet lista prioritare, familje me ndihmë ekonomike, nëna kryefamiljare, me familje me anëtarë me probleme shëndetësore apo dhe familje të policëve të vrarë.

Këto do marrin menjëherë apartamentet, më pas hidhet shorti me familjet e tjera. Nëse kemi 100 familje që marrin në bazë të vlerësimit 1+1 dhe 100 të tjera 1+2 dhe 100 të tjera 1+3, sigurisht që një pjesë e 1+1 janë një në kat të parë, të dytë ose të tretë. Për të mos jua lënë autoriteteve këto ndarjet, atëherë shortohen këto familjet në 1+1, hidhet shorti dhe sigurisht që familja, ose autoriteti trazon gjithë pjesën e numrave të palosur, nxirret numri dhe flitet emri i familjes, futet dora në shortim nxirret numri. Aty ke dhe noterin që bën aktin notarial. Kjo është bërë për transparencë që familjet të mos ngelin të pakënaqur. Hedhja e shortit në Krujë bëhet në datën 10-12, në Bashkinë Durrës bëhet në datën 15, në Lezhë bëhen në datën 15” – tha Ahmetaj.

I pyetur lidhur me disa rrugë që sipas Xhaferrajt nuk janë rikonstruktuar ende në Durrës, Ahmetaj tha se ato janë bashkuar me projektin e rindërtimit që parashikohet në këto zona në bashkëpunim me një marrëveshje me Emiratet e Bashkuara.

“Dua tju sqaroj që në lidhje me shfuqizimin e vendimit të datës 30.6.2021 për rikonstruksionin e disa rrugëve. Shfuqizimi i VKM-së vjen si rezultat i harmonizimin e VKM-së me fondin e bashkëpunimit me Abu Dhabit për rindërtim. Konsiston në ndërtimin e dy mijë apartamenteve, pra zona 4 do të ndërtohen mbi 900 apartamente. Zona e re për zhvillim, Spitalla janë shpallur me VKM për shpalljen e zonës së re për zhvillim. Është praktikisht është Fondi Shqiptar i Zhvillimit, ndryshimi është për të future të dy rrugët brenda një plani të detyruar vendor më të gjrë në mënyrë që rrugët të funksionojnë më mirë për qytetarët.

Siç e thatë ju, të dyja rrugët nuk janë thjesht për përdorim të zonës, por lidhëse për zonën e Spitallës me qytetin. Jemi përpara faktit që të gjitha rrugët janë kryesore, Miqësia dhe Azem Hajdari do rindërtohen nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Është alokuar nga Buxheti i SHtetit, ka përfunduar projekti i zbatimit, dhe do lidhet kontrata e zbatimit të punimit. Deri në fund të nëntorit rruga Azem Hajdari. Fondi i alokuar për ndërtim, është në masën 1.8 mld për të dyja. Dhe vetëm për këtë vit, janë akorduar 1.2 mld lekë.

Të dyja rrugët janë brenda fondit të rindërtimit, janë të financuara, do të bëhen, njëra ka përfunduar dhe si procedurë, tjetra përfundon në dhjetor. Për shkak të vëmendjes ndaj Durrësit dhe qytetarëve të dëmtuar nga tërmeti, dhe për korrektesë të qeverisë së Emirateve të Bashkuara, jemi në situatë të avanxuar. Ajo që ju ka shqetësuar, ndoshta jeni ngatërruar. Ne i kemi përfshirë në P2V. Harta është e botuar në Fletoren Zyrtare. Për të verifikuar dhe fjalët që them, mund të shihni procedurën. Unë sa ju deklarova se fondi është 1.2 mld” – u shpreh Ahmetaj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga familjet që marrin apartament direkt, tek ato që do të ndahen me short

Dëmet e tërmetit/ Tri vendimet e qeverisë për rindërtimin