”Në të ardhmen, të gjithë do të bëhen të famshëm për 15 minuta”
Andy Warhol një prej legjendave pikturës dhe themeluesve të popartit, nuk i harroi kurrë ligjet e të krijuarit bazuar mbi të bukurën dhe idealin artistik.
Artist ishte dikush që prodhon çfarë, në fakt, nuk i hyn në punë njeriu. E megjithatë, gjithmonë është mirë t’u dhurosh diçka njerëzve – thoshte ai.
Së fundmi, një koleksionues i veprave të artit në Nju Jork, njoftoi se do të shesë 1,000 skica nga Andy Warho, nga 250 dollarë – 999 prej të cilave, falsifikime./Konica.al
U bë e ditur se “Muzeu i falsifikimeve” përfshin një skicë të vetme nga Warhol, titulluar ”Fairies”, ndërsa 999 kopje realizuar nga një makinë me letër të vjetëruar artificialisht, për t’u përshtatur me origjinalin.
Vepra e vërtetë e artit u përzie rastësisht me falsifikimet, kështu që njëri blerës të skicës prej 250 dollarësh i bie që do ta marë atë të vërtetën, ndërsa 999 të tjerët kopjen.
Daniel Greenberg, shefi i të ardhurave pranë MSCHF, tha se skica u shit për 8,125 dollarë nga shtëpia e ankandeve ”Christie’s”, më 2016 dhe se, vlera aktuale e veprës së artit, arrin në rreth 20 mijë dollarë.
Warhol i nda nga jeta në moshën 59-vjeçare, pas një ndërhyrjeje kirurgjikale, pak kohë kur sapo kishte përfunduar veprën profetike “Last Supper”, frymëzuar nga “Darka e fundit” e Leonardo da Vincit. Gjeniu i popartit la pas një perandori ekonomike dhe trashëgimi të çmuar.