MENU
klinika

"Shqiptarët e kanë harruar atë periudhë kur iknin dritat"

Ardian Çela: Pas 1 Janarit diskutohet rritja e çmimit të energjisë

25.10.2021 - 11:04

Administratori i OSHEE Ardian Çela ka siguruar që deri në datën 1 janar të vitit 2022, çmimi i energjisë elektrike nuk do të ndryshojë. Teksa iu përgjigj pyetjeve të deputetëve të opozitës dhe maxhorancës në Komision, Çela theksoi se deri më tani enti rregullator nuk ka bërë aplikim për rritje tarife.

Ai u shpreh ka ende shumë punë për t’u bërë, por përmirësimet sipas tij janë të dukshme, duke shtuar se shqiptarët e kanë harruar atë periudhën kur energjia elektrike shkëputej me orare.

“Deri më datë 1 Janar nuk preket tarifa. Më datë 1 janar enti rregullator paraqet propozimin. Deri më tani nuk ka aplikuar për asnjë rritje tarife. Tregu i liberalizuar ka filluar më shumë se vite përpara. Më 1 janar pjesa tjetër që janë të lidhur me tension të mesëm do dalin në treg të lirë. Platforma ka përfunduar mes OST dhe OSHEE.

Rritje tarifash për 1 mln abonentë që furnizohen nga OSHEE nuk do ketë. Ne krahasimet i kemi bërë me veten. Shqiptarët e kanë harruar atë periudhë kur iknin dritat. Ka ende për t’u bërë por përmirësimet janë të dukshme. Në katër vitet OSHEE ka përballuar krizën e thatësirës sepse KESH për shkak të prurjeve nuk ka garantuar sasinë e nevojshme për të furnizuar klientët. I është dashur të ndërpresë investimet për të importuar energji në tregun e lirë. As tarifa nuk është prekur dhe as nuk ka trokitur në derën e qeverisë”, tha Çela.