MENU
klinika

Premier League, Java 9

Arsenal nuk gabon më, bind ndaj Aston Villa

22.10.2021 - 23:03

Pas dy barazimeve radhazi, Arsenal rikthehet te fitorja në Premier League, duke fituar 3-1 në shtëpi ndaj Aston Villa-s. Katër fitore dhe dy barazime në 6 ndeshjet e fundit, e nxjerrin totalisht nga kriza ekipin londinez dhe tani mund të pretendojë.

Arsenali ka mbyllur pjesën e parë me dy golat e shënuar nga Thomas Partey dhe në fund të 45′ të para me penalltinë e dhënë me VAR për Aubameyang, i cili fillimisht gaboi, pasi portieri Martinez e priti, por topi u kthye po te sulmuesi nga Gaboni që finalizoi.

Në 56’, Smith Roëe shënon golin e tretë për vendasit, duke zgjidhur gjithcka. Nuk ka panik edhe kur miqtë shënojnë në 82’ me golin e Ramsey. Mbyllet 3-1, me Arsenal që ngjitet edhe në renditje.