MENU
klinika

La Liga, Java 8

Bare jep asist, Espanyol mposht Real Madrid

03.10.2021 - 18:14

Pas barazimit në shtëpi me Villarreal dhe humbjes në Champions me Sheriff Tiraspol, vjen humbja e parë edhe në kampionat për Real Madrid. Është Espanyol që fiton 2-1 në fushën e vet, duke treguar forcën ndaj pretendentit kryesor në La Liga.

Espanyol ka gjetur golin e avantazhit në 17’ me një aksion të bukur nga krahu që është finalizuar me asist në qendër dhe devijimin perfekt nga De Tomas. Skuadra blancos, që pas ikjes së Ramos dhe Varane, duket totalisht e ccbilancuar dhe e pavëmendshme në prapavijë. Kaq për pjesën e parë.

Në të dytën, Keidi Bare, që luajti titullar dhe 90 minuta, dha asistin e golit të dytë në 60’, ku Vidal nuk fali për 2-0. Benzema ngushtoi diferencat në minutën e 71-të, duke hapur totalisht takimin, por kësaj here nuk erdhi përmbysja, ashtu siç kishte bërë Real në 2 ndeshje të kampionatit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN