MENU
klinika

Marrëveshje PS- PD për Vettingun?

Basha debat me Bylykbashin, deputeti mohon ‘thashethemet’

10.10.2021 - 22:54

Propozimi i deputetit demokrat Oerd Bylykbashi për një marrëveshje mes PS-PD për zgjatjen e afateve të organeve të Vettingut duket se ka sjellë debate në mbledhjen e Kryesisë së grupit parlamentar të Partisë Demokratike.

Sipas raportimeve të Top Channel, mbrëmjen e kësaj të diele kupola drejtuese e grupit parlamentar demokrat i ka kërkuar Oerd Bylykbashit të tregojë nëse është kontaktuar nga mazhoranca për këtë çështje. Por një gjë e tillë është mohuar nga Bylykbashi. Ndërkohë që Lulzim Basha me tone të ashpra ka kritikuar qëndrimet publike te deputetit Bylykbashi me argumentin se dëmtojnë partinë në këto momente.

Po ashtu sot selia blu mohoi zyrtarisht ekzistencën e një diskutimi jo vetëm me Partinë Socialiste, por edhe partnerët ndërkombëtarë.

Të shumta janë Gjykatat në Shqipëri që prej fillimit të Vettingut dhe shkarkimit nga detyra të një sërë gjyqtarësh kanë pasur fluks të madh dosjesh për të gjykuar. Kështu që mënyra më e mirë për të menaxhuar situatën është parë krijimi i një harte të re, për të shmangur kështu edhe “zvarritjet” e dosjeve. Mësohet se gjykatat që do të mbyllen me propozim të KLGJ-së janë: Mati, Laçi, Tropoja, Puka dhe Përmeti. Në këtë mënyrë do të mbyllen dhe Prokuroritë që janë funksionale pranë tyre.