MENU
klinika

Bundesliga, Java 8

Bayern “shuplakë” Leverkusenit, rimerr kreun

17.10.2021 - 17:29

Bayern Munchen lë pas humbjen e vetme në kampionat dhe rikthehet fuqishëm, teksa mposht 5-1 në transfertë rivalët e Bayer Leverkusen. Një sfidë ku edhe njëherë tjetër bavarezët tregohen të frikshëm. Bayern rimerr kreun e humbur dje me fitoren e Dortmund.

Katër minuta i kanë mjaftuar Bayernit për të zhbllokuar ndeshjen. Lewandowski mposhti portierin kundërshtar me një goditje të bukur me thembër. Furia bavareze nis nga minuta e 30-të, deri në të 37-n, ku miqtë shënojnë 4 gola për 7 minuta.

Lewa dyfishon fillimisht, pastaj Muller dhe Gnabry 2 gola njëri pas tjetrit. Janë minuta ku Leverkusen shokohet totalisht, ndërsa miqtë që shënojnë sikur të ishin në stërvitje. Mbyllet 0-5 faksioni i parë.

Në pjesën e dytë Nagelsmann largon titullarët, duke futur në fushë Sabitzer, Musiala dhe Coman (ulen në stol Goretzka, Lewandowski dhe Muller). Vendasit shënojnë golin e nderit me Schick në 55’. Pavarësisht se kishte shumë minuta deri në fund, nuk u shënua më.