MENU
klinika

Është dënuar me 6 muaj

“Bild”: Lucas Hernandez në burg natën, stërvitje ditën

20.10.2021 - 15:23

Lucas Hernandez mund ta shlyejë dënimin e tij në Gjermani, nga 28 tetori. Lojtari, e kujtojmë, është dënuar në 2018-ën me gjashtë muaj burg, sepse nuk ka respektuar limitet e vendosur nga gjykata pas një rasti dhune në familje.

Ditën e hënë, francezi ka shkuar në Gjykatën e Madridit për t’u informuar mbi urdhrin për burgim dhe për të apeluar vendimin. Hernandez shpreson akoma që të marrë pafajësinë para 28 tetorit, në rast të kundërt do të duhet të nisë burgun.

Sipas përditshmes gjermane “Bild”, lojtari mund ta shlyejë dënimin në Gjermani. Në këtë mënyrë do të mund të stërvitej gjatë ditë, për t’u kthyer më pas në burg. Hernandez nuk do të ishte pjesëtari i parë i Bayern që përfundon pas hekurave, duke parë se Uli Hoeness është dënuar në të kaluarën për evazion fiskal.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nagelsmann: Do jetë me ne, në Lisbonë

Lucas Hernandez të martën duhet të shkojë në burg…