MENU
klinika

Kombëtarja U-21

Bushi shpall listën e lojtarëve për dy sfidat e radhës

02.10.2021 - 11:43

Trajneri i Kombëtares U-21, Alban Bushi, ka publikuar listën e kuqezinjve që ka thirrur për dy kualifikueset e radhës. Konkretisht, sipas kalendarit, Shqipëria do të sfidojë Andorrën dhe Slloveninë më 7 dhe 11 tetor, në kuadrin e sfidave eliminatore në grupe për Kampionatin Europian 2023.

Duke qenë se ambiciet janë të mëdha, Bushi ka menduar të bëjë pjesë të skuadrës që drejton edhe dy emra nga kombëtarja e madhe; Muçi dhe Çepele.

Për momentin, situata në Grupin G është tërësisht e hapur, me Republikën Çeke që kryeson me 6 pikë, ndjekur nga Anglia, Sllovenia, Kosova dhe Shqipëria me nga 3 pikë. Duhet nënvizuar se “Tre Luanët” kanë një ndeshje më pak. Andorra mbyll grupin pa asnjë pike.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN