Gjalpi i kikirikut përmban shumë lëndë ushqyese që ndihmojnë trupin të rikuperohet, ndihmon në rindërtimin e muskujve dhe siguron energji afatgjatë për të mbajtur trupin të kënaqur gjatë gjithë natës dhe madje mund të zvogëlojë dëshirën për të ngrënë në mëngjes.
Sipas Helthline, gjalpi i kikirikut përmban triptofan, një përbërës natyral që shkakton gjumin, por nëse jeni të shqetësuar për kaloritë, kini parasysh që gjalpi i kikirikut mund t’ju bëjë të mos hani shumë në mëngjes.
Gjalpi i kikirikut është një ushqim i dendur. Përmban më shumë kalori sesa ushqimet e tjera, por trupi do t’i përdorë ato kalori për energji gjatë natës për periudha të gjata kohore.
Healthline thotë se triptofani shndërrohet në një molekulë të quajtur 5-HTP, e cila përdoret për të prodhuar serotoninën dhe melatoninën, të cilat ndikojnë te gjumi.
“Serotonina ndikon në çdo pjesë të trupit, nga emocionet deri tek aftësitë motorike. Serotonina konsiderohet si një stabilizues natyral i humorit ”, shkruan Healthline.
5-HTP gjithashtu zvogëlon depresionin dhe rregullon ankthin.
Por kini kujdes. Shumë produkte të gjalpit të kikirikut përmbajnë sheqer, ndaj tregoni kujdes.
Shihni listën e përbërësve dhe zgjidhni opsione natyrore, kryesisht me kikirikë të pjekur, të thatë dhe pa kripë.