MENU
klinika

Premier League, Java 7

Chelsea lë pas dy humbjet dhe merr kreun

02.10.2021 - 17:56

Chelsea lë pas dy humbjet radhazi, një në kampionat dhe një në Champions, duke u kthyer te fitorja në Premier League. Blutë e Londrës fituan 3-1 ndaj Southampton në “Stamford Bridge”.

Chelsea e nisi mirë ndeshjen. Chalobah gjeti rrugën e rrjetës që në minutën e nëntë. U duk sikur do të ishte një fitore e lehtë për Blutë e Londrës, teksa e mbyllin pjesën e parë në avantazh 1-0.

Në mesin e pjesës së dytë miqtë përfitojnë penallti. Nga pika e bardhë Ward-Prowse nuk gabon dhe 1-1. Chelsea hidhet në sulm për të gjetur golin e dytë. Autori i golit për Southampton në 77 ndëshkohet me karton të kuq.

Vendasit marrin zemër dhe në 84’ gjejnë golin e dytë me Timo Werner. Në minutat e mbetura arrijnë të shënojnë edhe golin e tretë me Chilwell. Ky sukses e ngjit në vendin e parë Chelsea pas 7 javësh.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN