MENU
klinika

Arrestohet në flagrancë një 27-vjeçar!

Dy të rinj bënin “kërdinë” me vjedhjen e makinave në Vlorë

10.10.2021 - 11:46

Një 27-vjeçar është arrestuar nga policia e Vlorës pasi është kapur në flagrancë duke vjedhur makinën e një personi në lagjen “28 Nëntori” në qytetin bregdetar.

Uniformat blu kanë shpallur në kërkim dhe një 35-vjeçar, i dyshuar si bashkëpunëtori i tij. Sëbashku ata dyshohet të jenë autorë të 6 grabitjeve në Vlorë.

Nga hetimet e kryera rezulton se 35-vjeçari Edvin Çuni dhe 27-vjeçari Kristi Lushnjani kanë vjedhur disa vjedhur disa automjete.

Më konkretisht, ata dyshohet të kenë vjedhur një makinë tip “Volkswagen” në pronësi të shtetasit M.Dh., vjedhjes së disa sendeve personale dhe një shume parash në automjetin e shtetasit A. K, veglave pune në automjetin e shtetasit K, Q, sendeve personale dhe një shume parash në ambientet e një lokali në lagjen “Pavarsia” si dhe vjedhjes së disa sendeve personale dhe një shumë parash në automjetin e shtetasit E. M.

Njoftimi i policisë:

Arrestohet në flagrancë autori i dyshuar, i shpallur në kërkim më parë për veprën penale “Vjedhja”. Shpallet në kërkim bashkëautori dhe vijon puna intensive për kapjen e tij. Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale disa prej sendeve të vjedhura nga këta shtetas.

Në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, evidentimin dhe kapjen e autorëve, si rezultat i një pune intensive dhe të mirëorganizuar, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisatiatin e Policisë Vlorë finalizuan operacionin policor të koduar “Përsëritësit”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi K. L., 27 vjeç, banues në Vlorë, ndaj të cilit u bë gjithashtu dhe ekzekutimi i urdhrit të Prokurorit, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, e ka dënuar me 8 muaj burg, për veprën penale “Vjedhja”.

Si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit E. Ç., 35 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”, banues në Vlorë.

Arrestimi i shtetasit K. L, u bë pasi u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë duke vjedhur në automjetin e një shtetasi, në lagjen “28 Nëntori”, Vlorë.

Nga hetimet e kryera dhe provat e siguruara ka rezultuar se ky shtetas në bashkëpunim me shtetasin E. Ç, janë autorët e dyshuar të 5 vjedhjeve të ndodhura më parë, në qytetin e Vlorës, konkretisht vjedhjes së një automjetit tip “Volksëagen” në pronësi të shtetasit M. Dh, vjedhjes së disa sendeve personale dhe një shume parash në automjetin e shtetasit A. K, veglave pune në automjetin e shtetasit K, Q, sendeve personale dhe një shume parash në ambientet e një lokali në lagjen “Pavarsia” si dhe vjedhjes së disa sendeve personale dhe një shumë parash në automjetin e shtetasit E. M.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim.