MENU
klinika

Blogu i Albana Murrës/ Scriptorium

Europa “Solidare”

14.10.2021 - 19:11

Plàcid Garcia-Planas/

Solidariteti i vendit tonë ndaj afganëve shtohet duke qenë se talibanët po e shkatërrojnë shoqërinë afgane pa mëshirë, veçanërisht gratë.

Bashkia e Barcelonës, me votë unanime aprovoi ligjin e mbrojtjes së afganëve dhe ndërhyrjen nga forcat ushtarake nëse shihet e arsyeshme.

Kryetari i bashkisë i Kabulit, para se të ndodhte gjëma, ishte i ftuar në Barcelonë, në festat “Merce”.

Në shkrepjet e fotove pas ndeshjeve të futbollit dhe basketbollit valëviteshin dhe pankartat me thirrjen “SOS Afganistan”.

Mos u panikosni, askush nuk do të bëjë pothuajse asgjë për afganët. Thjesht duhet të vëmë fjalën Bosnja në vend të fjalës Afganistán, kjo që po bën bashkia e Katalunjës për Afgnistanin krahasohet me ca pika uji krahasuar me “detin” e solidaritetit që ka treguar ndaj Bosnjës në verën e vitit 1995.

Para ca ditësh më mori në telefon Nicolas Moll, një miku im që jeton në Sarajevë. Po më tregonte që me ndihmën e francezëve dhe gjermanëve, Muzeu i Historisë i Sarajevës do të përgatisë ekspozitën “Wake up, Europe”, që ka për qëllim të shfaqë ndihmën që Europa i ka dhënë Bosnjës nga viti 1992 deri në vitin 1995, çfarë mund të mësojmë nga periudhë dhe çfarë është solidariteti në fakt.

Muzeu i historisë në Bosnjë do të inagurohet me datë 20 tetor, muze që ka për qëllim të shfaqë masakrën e Srebrenicës ku humbën jetën nëntë mijë vetë gjatë dhjetë ditëve, masakra më e madhe në Europë pas luftës së dytë botërore, masakër gjatë së cilës kaskot blu dhe hollandeze ndihmuan serbët për të ndarë burrat nga gratë sepse burrat do t’i vrisnin.

Kordinatori i asokohe i “Aksionit për solidaritet”, Ferran Ventura u shpreh se në Bosnje po ndodhte gjenocid.

“Dëshmitë, si ato të qytetarëve boshnjakë dhe atyre të huaj, nuk flasin për shok-un që kanë përjetuar. Shok përballë gjithë asaj dhune dhe indiference ndaj situatës aty”, po më tregonte Nicolas, që po kordinon ekspozitën.

Miku im gjerman, më kërkoi që të gërmoja në arkivat e “La Vanguardia” nëse kishim botuar diçka në lidhje me Srebrenicën. Pas disa kërkimeve gjeta artikullin e botuar me datë 3 gusht 1995, ishte një foto e 17 liderëve të atëherëshëm të Europës me titullin “Jepuni një mësim”.

“Ndërsa shtetet e Bashkimit Europian diskutojnë e nuk bien dakord- me mijëra qytetarë europianë janë të indinjuar me atë çfarë po ndodh aktualisht në Europë, po gjejnë mënyra për të ndihmuar. Kamionët me ndihma nuk mund të reshtin së shkuari në Sarajevë. Kemi nevojë për para, me pak fjalë,  sepse ne qytetarët i kemi të qarta gjërat”.

Ky është një ndër paragrafet e shkëputura nga artikulli i vitit 1995.

E kam shumë të vështirë të imagjinoj të njëjtin titull në ditët e sotme ne lidhje me situatën në Afganistan, Siri, titull që t’i vinte përpara murit liderët europianë dhe madje t’i quante fajtorë.

Çfarë ka ndryshuar që ky artikull të na surprizojë aq shumë? Çfarë kemi humbur gjatë rrugës?

Ka kaluar plot një brez dhe gjërat nuk është se shkojnë dhe aq mirë në Bosnje. Përfaqësuesi i komunitetit ndërkombëtar ka diktuar se asnjë nga palët nuk denjon të hapë dosjet e krimeve dhe kriminelëve të luftës. Sidomos serbët që ende as nuk e konsiderojnë Srebrenicën “gjenocid”.

Përgjatë jetës sime, kam parë dy herë nga afër gjenocid, një herë në vitin 1995 në Bosnje dhe hera tjetër në 1999 në Kosovë. Shtetet e Bashkuara po ndihmonte në qetësimin e konflikteve dhe po ndërhynte përmes forcave të saj ushtarake ndërsa Europa nuk qe e zonja të bënte pothuajse asgjë. Po sikur të plasë ndonjë luftë tjetër në Europë, ne nuk kemi asnjë indikator që të na demonstrojë që Europa do bënte diçka. Apo keni dyshime?

Sarajeva do jetë gjithmonë aty, në meridianin e fundit e Barcelona do vazhdojë të jetë aty në pikënisjen e snajperëve.

Placid Garcia Planas, korrespondet ndërkombëtar  i La Vanguardias, ka ndjekur nga afër luftërat e zhvilluara në Jugosllavi, Palestinë, Liban, Izrael, Afganistan etj.

Artikulli u përkthye në shqip nga Albana Murra.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


BLOGU I ALBANA MURRËS/ SCRIPTORIUM

Letërsia shqipe në këndvështrimin e një hispaniku

BLOGU I ALBANA MURRËS/ SCRIPTORIUM

“Sekreti i lumturisë”