Kosova për herë të parë do të ketë një profesionist të psikologjisë mjekësore, pasi Spec. Donika Tahirsylaj Alidemi, Msci ka marrë këtë titull në Universitetin e Shkupit, Maqedoni e Veriut.
Por, Tahirsylaj-Alidemi nuk do të ndalet me kaq.
Ajo për Zëri.info tha se edhe dy muaj do ta merr titullin doktor shkence.
“Tash edhe dy muaj do ta mbroj tezën e doktoraturës për psikologji mjekësore”, tha ajo.
Tahirsylaj-Alidemi ka përfunduar studimet në Universitetin “Cv.Kiril i Metodij” në Shkup, katedra psikiatrike dhe psikologjia mjekësore.
Aktualisht ajo punon në Klinikën e Neurologjisë dhe nga tani e tutje do të ofrojë për pacientët e klinikës vizita psiko-neurologjike.
Kujtojmë se Donika Tahirsylaj-Alidemi është specialistja e parë e psikologjisë mjekësore në Kosovë.