MENU
klinika

Paratë e konfiskuara nga krimi do u jepen policëve për orët shtesë!

Gledis Nano urdhër drejtorëve të qarqeve: Përpiloni listat, kush s’është paguar

14.10.2021 - 19:36

Gledis Nano merr vendimin e parë në krye të Policisë së Shtetit. Ai ka vendosur që t’u jap detyrimin e prapambetur financiar të gjithë efektivëve të policisë në të gjithë vendin për orët shtesë dhe jashtë orarit që kanë mbetur pa paguar përgjatë viteve.

Nano i ka dhënë urdhër të 12 drejtorive të qarqeve të llogarisin të gjithë detyrimin financiar që Drejtoria e Policisë u ka punonjësve të saj duke mos u paguaj orët jashtë orarit.

Këto para shtesë do të paguhen nga fondet e policisë por edhe nga paratë e konfiskuara nga krimi. Nga 12 drejtori të qarqeve të policisë, 4 prej tyre i kanë dorëzuar listën e punonjësve të tyre  në Financën Qendrore të Policisë, ndërsa të tjerat janë ende në proces të përpilimit të listave.

Nuk ka një afat final se kur duhet dorëzuar listat e punonjësve që nuk kanë marrë pagat e tyre për orët shtesë, por pritet që proces të përfundojnë brenda 2021.

BIRN: Fitorja e tij u prit me entuziazëm nga politika shqiptare

Trump shënoi rikthim historik në Shtëpinë e Bardhë!

Cilat janë datat me rëndësi, pas 5 nëntorit

Kur betohet Donald Trump si presidenti i ri i SHBA?

Çfarë ndodh me çështjet e tij penale dhe civile

Donald Trump, i pandehuri i parë për krime i zgjedhur president!

Çfarë ndodh me Dhomën e Përfaqësuesve?

Republikanët kanë presidencën dhe Senatin

Kur pritet të mbërrijë në Portin e Shëngjinit

Me 8 emigrantë në bord, ‘Libra‘ niset drejt Shqipërisë!