MENU
klinika

Formula 1

Hamilton penalizohet me 10 pozicione në Stamboll

08.10.2021 - 11:19

Makina Mercedes e Lewis Hamilton është penalizuar me 10 pozicione nga komisarët e garës së Çmimit të Madh të Turqisë, e cila do të zhvillohet këtë fundjavë në Stamboll.

Mercedes ka vendosur të ndryshojë vetëm pjesën endotermike të motorit dhe jo të gjithë motorin, duke bërë që penaliteti i njëvendëshes gjermane të jetë vetëm me 10 pozicione.

Ndërkohë që, dy javë më parë, Max Verstappen (Red Bull) ndryshoi krejtësisht motorin dhe e nisi garën nga vend ii fundit. Duket se te Mercedes kanë vendosur të bëjnë këtë modifikim të pjesshëm të motorit për të mos lejuar Verstappen të shkëputet shumë.

Pilotit britanik i duhet të bëjë një paraqitje të mirë në provat zyrtare për të mos humbur shumë terren ndaj holandezit në startin e garës.