MENU
klinika

Pa targa e leje drejtimi

I riu godet e dëmton një makinë, 51-vjeçari përfundon në spital

23.10.2021 - 11:10

Policia e Gjirokastrës ka arrestuar një 23-vjeçar, pasi ka goditur dhe dëmtuar një automjet, teksa lëvizte pa targa dhe i papajisur me leje drejtimi.

Gjithashtu, policia ka referuar materialet në organet e drejtësisë për një 51-vjeçar, pasi është aksidentuar me mjetin që drejtonte pa targa dhe leje drejtimi.

Njoftimi i policisë:

Gjirokastër/ Shërbimet e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin E. B., 23 vjeç, banues në Libohovë, pasi në vendin e quajtur “Qëndër” në Libohovë, duke drejtuar një motomjet pa targa dhe i papajisur me leje drejtimi, ka goditur dhe dëmtuar një automjet.

-Specialistët e Trafikut Interurban dhe Urban referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për shtetasin A. P., 51 vjeç, banues në fshatin Jorgucat, pasi në hyrjen e fshatit Jorgucat, duke drejtuar motomjetin tip Yamaha, pa targa dhe pa leje drejtimi, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, për pasojë ky shtetas është dëmtuar dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.