MENU
klinika

Serie A, Java 7

Inter tregon karakter, fiton me përmbysje

02.10.2021 - 22:36

Inter vijon të mbetet i pamposhtur në Serie A. Edhe njëherë tjetër zikaltrit treguan karakter, teksa nga 1-0 për Sassuolon, përmbysën në 1-2. Një sukses që i ngjit në vendin e dytë, në pritje të gabimit të Napolit dhe Milanit.

Pjesa e parë është mbyllur 1-0 në avantazh për vendasit. Ka qenë Berardi që ka shënuar për Sassuolo-n në minutën e 22-të me penallti. Një penallti e shkaktuar nga Skriniar, i cili ka bërë faull në zonën e rreptësisë ndaj Boga-s.

Inter ka barazuar ndeshjen në fillimin e pjesës së dytë. Ka qenë Edin Dzeko që ka shënuar për zikaltrit. Boshnjakut, i aktivizuar në minutën e 57-të, i ka mjaftuar një minutë për të gjetur golin. Merita i shkon edhe Perisic, i cili ka dhënë një super asist.

Për të ardhur në minutën e 78-të, kur Lautaro Martinez kthen në gol një penallti. Inter merr zemër dhe shënon edhe të tretin në 84’, por që anulohet për pozicion jashtë loje. Gjithsesi, Inter mbron fitoren në fund dhe merr tri pikë me shumë vlerë në transfertë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN