MENU
klinika

Presidenti takon Papën

Karvan i pazakontë në Romë

29.10.2021 - 18:04

        Për të qenë në kohë në takimin e rëndësishëm, Joe dhe Jill Biden e përshkuan rrugën për në Vatikan me një karvan të gjatë  gjarpërues, prej 85 makinash që ndalën ritmin e rrugëve në qytetin e përjetshëm. 

Makina e Bidenit, e njohur ndryshe si “Bisha”, printe të gjitha mjetet në dispozicion të Presidentit amerikan.


Vargu i gjatë i makinave ishte i domosdoshëm për shkak të rregullave strikte të koronavirusit në Itali, sipas të cilave brenda një makina mund të udhëtojnë vetëm 3 persona, me gjithë shoferin.

Për 75 minuta, presidenti amerikan dhe Papa diskutuan me dyer të mbyllura, ndonëse takimi ishte parashikuar të zgjaste vetëm një orë. Për krahasim, në vitin 2017, takimi mes Papës dhe Donald Trump zgjati vetëm 30 minuta, ndërsa në vitin 2014, takimi me ish-presidentin Obama, zgjati 52 minuta.

Biden, i cili u cilësua si ”katolik i mirë” nga Papë Françesku, është i dyti president katolik në krye të Shtëpisë së Bardhë -parardhësi i të njëjtit besim ishte presidenti i vrarë, John F. Kennedy.

Biden i dhuroi Papës një veshje liturgjike të realizuar në vitin 1930, nga rrobaqeësi papal Gamarelli, që u përdorur nga urdhri Jezuit i Papës në Shtetet e Bashkuara. Ndërsa Papa i dhuroi Presidentit një pllakë qeramike me një pelegrin të gdhendur në të, si edhe një koleksion të dokumenteve të Papës, – bëhet me dije nga Vatikani.