MENU
klinika

Kohë të vjetra...

Korça e qytetëruar e bashkëjetesës fetare

04.10.2021 - 14:01

        Korça, margaritari i jugut! Qyteti që lindi dhjetëra patriotë, të penës e të pushkës, të cilët sollën shkollën e lirinë! Qyteti i vatrave atdhedashëse dhe mësojtoreve shqipe. Aty ku edhe bashkëjetesa fetare është shembull për botën mbarë!”

Shqipëria është e njohur në botë, si një vend i tolerancës së gjerë fetare. Kjo karakteristikë mendohet se favorizohet nga dominimi historik i traditave dhe kulturës kombëtare ndaj atyre fetare të imponuara nga sundues të ndryshëm në histori. Ndaj, bashkëjetesa fetare, çmohet si një nga vlerat shqiptare ka rrënjë të thella në historinë dhe kulturën tonë.

Dy fotografitë nga AQSH, të Korçës së vjetër, qytet i dijes e kulturës, sa edhe i bashkëjetesës fetare, sikur e dëshmojnë qartazi, kisha dhe xhamia.

 

Nga paganizmi në besimin në Zot – kthim pas në kohë

Në lashtësi duke filluar që me pellazgët e mes ilirëve deri në krijimin e Bizantit nga Konstandini i Madh, dy kultet kryesore të adhurimitBah të natyrës kanë qenë kulti i gjarprit dhe kulti i Diellit. Me vendosjen dhunshme të kristianizmit si fe të regjimit arrijmë në mesjetë, vitet 1300-1400, kur gjysma e popullsisë së Arbrit ishte ende pagane , ndërsa gjysma tjetër ndahej, sipas terminologjisë venedikase, mes latinëve (katolikëve) dhe skizmatikëve (ortodoksëve).

Paganizmi burimor dhe kristianizmi i importuar u gjendën atëbotë përballë zëvendësimit të udhëheqjes kristiane armeno-siriane të Bizantit, me udhëheqjen dhe fenë e re myslimane turko-arabe që vinte të zgjaste sundimin e Azisë në Ballkan dhe 500 vjet të tjera. Jo më kot dhe populli e quajti ushtrinë turke si ushtri bizantine, pasi nuk shihej ndonjë dallim mes tyre. Vlen të theksohet dhe se në mesjetë myslimanizmi konsiderohej nga bizantinët si herezi kristiane.

Sundimi fetar bizantino-osman do të përfundojë zyrtarisht për ne në vitin 1912 me shpalljen e pavarësisë duke sjellë në pah një popullsi pagane, kristiane e myslimane në Shqipëri. Këtu fillon dhe puna e shtetit modern shqiptar, që jo rastësisht, duke nisur që me përpjekjet e Rilindjes mishëruar në shprehjen e mirënjohur të Pashko Vasës, që prej 1912 ka punuar për dobësimin e feve dhe shfetarizimin e vendit duke i identifikuar fetë aziatike si importe të padëshiruara kulturore. Qëndrimet e Nolit me jehonën e shumë intelektualëve të tjerë për pavarësimin e institucioneve fetare nga Stambolli, Fanari e Vatikani, me ngritjen e shtetit modern do të bëhen realitet.

Programi i qeverisë së Zogut është ai që për herë të parë mes të tjerash bënte fjalë dhe për “reforma fetare”. Por, çfarë ishin këto reforma?

Në 1923 me drejtimin e qeverisë mblidhet në Tiranë Kongresi i Myslimanëve Shqiptarë ku vendoset asgjë më pak se: shkëputja nga Kalifati, heqja e ferexhesë, kryerja e lutjes në këmbë dhe abrogimi i poligamisë, pra një çmyslimanizim i myslimanizmit, zhveshje nga thelbi i vet ritual. Në vazhdim më 1929 qeveria e shpall Kishën Ortodokse Shqiptare si autoqefale, gjë që ratifikohet nga Patriarkana vetëm pas 8 vjet mallkimesh e anatemash, në vitin 1937. Ndërkohë, po në këtë periudhë, do të kryhet dhe i vetmi census mbi përkatësinë fetare të popullsisë në Shqipëri. Është viti 1930, kur, duke ripohuar “statistikat” e administratës turke, me vetëm tre opsione të mundshme në mënyrë konvencionale popullsia e asaj kohe do të caktohet si 70% myslimane (sunitë dhe bektashinj) dhe 30% kristiane (ortodoksë 20% dhe katolikë 10%), duke kapur një numër 100% besimtarësh! Këto numra janë dhe numrat përgjegjëse për propagandën e sotme fetare. Në shtetin e Zogut do të shënohen dhe përplasjet e para midis dëshirës për pushtet të klerit dhe fuqisë së vetë shtetit që për ballafaqim do të zbatojë kombëtarizimin e tyre.

Rruga e shkelur nga qeveria e Zogut do të arrijë në ekstrem me vendosjen e diktaturës, duke dhënë sot një shumicë dërrmuese jofetare brenda shtetit shqiptar. Reforma agrare e gushtit 1945, shtetëzon krejt 2,169 kishat, xhamitë e teqetë e vendit, duke i kthyer në qendra kulture për rininë. Priftërinjtë dhe hoxhallarët shtrëngohen të braktisin të “kaluarën e tyre parazitare” dhe rreth 200 prej tyre, do të burgosen e internohen, madje dhjetëra do të vriten. Ateizmi militant i shfytyruar nga totalitarizmi komunist arrin në antiteizmën ekstrem shtetëror për herë të parë në histori. Në vitin 1967, nga radhët e rinisë nis shembja e objekteve të kultit, duke lënë në këmbë vetëm ato me vlerë historike dhe Shqipëria shpallet zyrtarisht shteti i parë ateist në botë. Që prej atij çasti, ushtrimi i fesë do të ndalohet me ligj.

Me zhbërjen e feve semite, kjo diktaturë ndihmoi jo pak dhe në zhdukjen e disa pjesëve të traditës burimore pagane shqiptare, pasi fetë, me përjashtim të sunitëve, në pamundësi për të çrrënjosur paganizmin, kishin trupëzuar mjaft elemente të theksuara pagane në ritet e tyre, si festat, praktikat, apo p.sh. dhe pelegrinazhi drejt vendeve ku më parë zhvillohej Kulti pagan i Diellit, mbi apo në të cilat ishin ndërtuar qëllimisht kisha e teqe. Popullsia vazhdon të këmbëngulë dhe sot në vizitën e këtyre vendeve të stërlashta të kultit diellor, që qoftë nga injoranca, qoftë nga synime të tjera kanë nisur sërish të keqinterpretohen nga neofetarët. Sidoqoftë vlen këtu të përmendet rrethi i Elbasanit për ruajtjen e vendosur të festivalit pagan të Ditës së Verës, më datë 14 mars, që tashmë është shpallur dhe festë kombëtare në Shqipëri

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit