MENU
klinika

Ekspertët e procesit të integrimeve

“Kosova duhet të lobojë për liberalizimin e vizave”

10.10.2021 - 08:28

Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave, por një gjë e tillë nuk po ndodhë. Njohësit e çështjeve politike këtë po e konsiderojnë të padrejtë.

Megjithatë ata thonë se duhet të vazhdohet me dialog dhe lobim tek shtetet anëtare të BE-së.

Drejtori i Institutit EPIK, Demush Shasha, thotë se progresi në dialog është kyç sa përket liberalizimit të vizave, marrjes së statusit kandidat për BE, qoftë edhe për avancimit tonë në organizatat multiralerale, siç janë OKB dhe NATO.

“Prandaj rëndësia e tij [dialogut] nuk bën të mbivlerësohet”, tha Shasha.

Ndërkaq njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Avni Mazreku, po i sheh vendet anëtare të BE-së faktorin kryesor për mos liberalizimin e vizave, e jo Kosovën, apo mos plotësimin e kritereve.

“Çështja e liberalizimit të vizave është tërësisht kontekst i funksionimit të Bashkimit Evropian. E, që në këtë rast tregon fragjilitetin e saj në kuptimin e vendim marrjes politike në BE. Kosova, sa i përket kritereve, siç quhen teknokratike i ka plotësuar të gjitha kriteret. Këtë nuk po e themi ne por e ka thënë një organ i BE-së, që është Komisioni Evropian, që është organi kompetent ta vlerësojë një shtet nëse i ka përmbushur ato kritere, ose jo”, tha Mazreku.

Ndryshe, Kosova vazhdon të jetë i vetmi vend në Ballkan që nuk gëzon të drejtën e lëvizjes së lirë në Zonën Schengen.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Përmbledhja ditore e rajonit

BE-ja tradhton Kosovën lidhur me vizat


Pazaret Putin-Trump, ja çfarë luhet në prapaskenë

Rënia e Assadit, një teori e re po qarkullon në Kremlin

Pas Serbisë, Gjermania “i vë syrin” edhe Bosnjë-Hercegovinës

Minierat e litiumit mund të hapen në gjithë Ballkanin

Investime marramendëse në Moskë!

Jeta e re luksoze e familjes Assad