MENU
klinika

Thesari... dhe një ''kuriozitet''!

Kur u ”bllokua” ari në Gjermani: incidenti i Korfuzit

22.10.2021 - 13:45

         Data 22 tetor e vitit 1946 shënoi incidentin e Kanalit të Korfuzit. Dy anije luftarake britanike hasën në mina, ndërsa kalonin në ngushticën e Korfuzit.

Njëra prej anijeve u fundos, duke shkaktuar vdekjen e 44 britanikëve, ndërsa anija luftarake e dytë, e dëmtuar u detyrua të largohet. Britania ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Shqipërinë dhe ngriti çështjen në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë. Konflikti midis dy vendeve zgjati deri në maj të vitit 1992.

Historia

Britania e Madhe dhe Shqipëria, më 29 tetor të vitit 1996, bien dakord që Tirana t’i paguajë Londrës, 2 milionë dollarë dëmshpërblim për incidentin në Kanalin e Korfuzit, ndërsa Londra t’i japë Shqipërisë 18 milionë dollarë, nga vlera e arit të bllokuar.

Incidenti i kanalit të Korfuzit i referohet tri ngjarjeve të ndryshme që kanë ndodhur në vitin 1946, në kanalin e Korfuzit, ku Britania e Madhe dhunoi sovranitetin e Shqipërisë nëpërmjet një operacioni ushtarak të qëllimshëm, të paramenduar dhe me karakteristika të dukshme kërcënuese, duke hyrë në detin e brendshëm dhe territorial të Shqipërisë.

Këto tri incidente janë konsideruar si një manifestim i hershëm i Luftës së Ftohtë.

Versioni shqiptar:

Më 15 maj 1946, dy anije luftarake duke lundruar pa flamur ose shenja të tjera identifikimi hyjnë në ujërat territoriale shqiptare në afërsi të Sarandës. Bateria e artilerisë bregdetare u jep sinjal anije luftarake që të ndryshojnë kursin. Pasi anijet vazhdojnë të ndjekin të njëjtin kurs, bateria hap zjarr paralajmërues. Anijet luftarake ngrejnë flamurin anglez dhe tërhiqen nga ujërat territoriale shqiptare.

Më 22 tetor 1946, katër anije luftarake (1 kryqëzor e 3 destrojerë) të ardhur nga Porti i Korfuzit, kalojnë kanalin e futen në ujërat tona territoriale, duke u afruar midis kepit të Varesë dhe kepit të Kasiopeas. Në afërsi të kepit të Varesë, dy destrojerë ranë në minat e mbetura të Luftës së Dytë Botërore, duke u dëmtuar në konstrukt e njerëz.

Më 15 maj 1946, drejt nesh erdhi një anije e vogël peshkimi me njerëz të armatosur dhe kërkoi të largoheshim nga ujërat e tyre, pa na afruar asnjë lloj ndihme, e më pas u larguan

Versioni anglez:

Më 22 tetor 1946, në afërsi të kepit të Varesë, dy destrojerët tanë ranë në minat e vendosura nga shqiptarët. Dy destrojerët tanë ranë në mina, duke u dëmtuar e fundosur, ku humbën jetën edhe disa marinarët tanë. (Nga ditari i anijes flamurmbajtëse angleze, paraqitur në gjyqin e Hagës).

Megjithëse gjykata e pranoi faktin se në datat 12 nëntor 1946 dhe 13 nëntor 1946 futja e anijeve luftarake angleze në ujërat shqiptare, ku ndodhi incidenti, ishte shkelje e sovranitetit të Shqipërisë, vendimi përfundimtar e fajësoi Shqipërinë për incidentin, dhe lëshoi një vendim, sipas të cilit Shqipëria duhej ti paguante 844.000 dollarë Mbretërisë se Bashkuar.

Qeveria shqiptare refuzoi njohjen e vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës. Qeveria britanike kërkoi bllokimin e arit të gjetur në Gjermani mbas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore dhe që do t’u shpërndahej proporcionalisht shteteve që Gjermania u kishte grabitur thesaret e bankave kombëtare.

”Kuriozitet”

Sakaq, një gravurë e vitit 1879 e publikuar kohë më parë, nga studiuesi Armand Plaka, hedh dritë mbi detaje interesante të emërtime të ndryshme të territoreve në kufinjtë shqiptaro-grek. Është fjala për Kanalin e Korfuzit, që dikur thirrej ndërkombëtarisht: kanali shqiptar. Diçitura në gravurën e vitit 1879,  botuar në një revistë finlandeze, vërteton pikërisht këtë.

“Mes kanalit shqiptar dhe ishullit të Korfuzit“,  – shkruan diçitura që shoqëron gravurën.

 Pra, në Evropë njihej si “Kanali shqiptar”, apo “ngushtica shqiptare”, term që haset në ditët e sotme. Jo njëjtë njihet sot nga shqiptarët dhe bota: “Kanali i Korfuzit” ose Incidenti i Kanalit të Korfuzit, si më sipër.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga Ylli Pata: Shanset dhe rreziqet për Shqipërinë

“Lufta për Detin” me Athinën në Hagë