MENU
klinika

U emërua zv.ministre nga Rama

Kush është Enkelejda Muçaj që drejtoi Avokaturën e Shtetit

20.10.2021 - 19:16

Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e sotme ka emëruar Enkelejda Muçajn zëvendësministre të Infrastrukturës dhe Energjisë.

Ajo ka qenë deri në qershor të këtij viti në postin e Avokates së Shtetit, teksa ka mbrojtur shtetin në gjyqin kundër biznesmenit italian Francesco Becchetti në Arbitrazh.

Muçaj ka qenë gjithashtu Këshilltare Ligjore e Ministrit të Kulturës Rinisë dhe Sporteve të Shqipërisë. Ajo gjithashtu u ka ofruar ekspertizë autoriteteve të qeverisë shqiptare në lidhje me harmonizimin e legjislacionit kombëtar me ligjin ndërkombëtar të pronësisë intelektuale.

Tashmë do të jetë zv/ ministre në ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN