MENU
klinika

Bota prej 2 vitesh në betejë me virusin

Ky vend regjistron për herë të parë një rast me Covid-19

30.10.2021 - 10:21

Ishulli Tonga ka regjistruar rastin e parë me Covid-19 që nga fillimi i pandemisë pasi një pasagjer që udhëtonte nga Zelanda e Re rezultoi pozitiv. Kryeministri i Tongës Pohiva Tu’i’onetoa, konfirmoi se kishte një rast pozitiv midis 215 pasagjerëve që mbërritën nga qyteti i Christchurch.

E vendosur në verilindje të Zelandës së Re, Tonga është shtëpia e rreth 106 mijë njerëzve. Rreth 31 për qind e banorëve janë plotësisht të vaksinuar dhe 48 për qind kanë marrë së paku një dozë, sipas grupit kërkimor Our Ëorld in Data.

Ishulli është ndër vendet e pakta të mbetura në botë që ka shmangur shpërthimet e COVID-19.