MENU
klinika

Shpërndante kanabis në një lagje

Lezhë/ Arrestohet 40-vjeçari

22.10.2021 - 09:00

Policia në Lezhë ka vënë në pranga një 40-vjeçar që shpërndarë doza me kanabis. Pas informacioneve të marra në rrugë operative, policia ka ndaluar mjetin me të cilin lëvizte 40-vjeçari.

Gjatë kontrollit të ushtruar në makinën që drejtohej nga  B. Z., në bagazh, u gjetën doza kanabisi gati për shitje, të cilat u sekuestruan së bashku me automjetin.  Në përfundim të veprimeve, në flagrancë u arrestua B. Z.,  banues në Ungrej, Lezhë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprën penale  “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.