Dje u publikua një pjesë nga libri i Historisë së klasës së katër, me të cilin mësojnë fëmijët në vendin tonë. Modeli i fshatit shqiptar është ilustruar me foton e një prej lagjeve më të pasura të Tiranës, ato të qendrës rezidenciale “Rolling Hills”.
Në vend që, autorët e librit Roland Gjini dhe Liljana Melani (Gjini) të vënë një fshat tipik shqiptar, pa infrastrukturë dhe mes natyrës, nxënësit e klasës së katërt përballen me një foto të lagjes së vipave dhe politikanëve që ndodhet në periferi të Tiranës.
Fotoja ilustruese në tekst nuk përkon me realitetin shqiptar, pasi shumë fshatra ende nuk kanë rrugë.
Nga një vëzhgim i shpejt, në këtë libër ka dhe gabime të tjera që lidhen me simbolet kombëtare, si Flamuri i cili është transformuar në dy krerët, pa gjuhën të dalë jashtë, deri tek Himni i Flamurit.
“Se Zoti vetë e tha me gojë,
Që kombet shuhen përmbi dhe.”
Reshta të cilat në Historinë e klasës së 4 janë cituar:
“Se Zoti vet’ e tha me gojë,
Që kombe shuhen përmbi dhe.”