MENU
klinika

"Dua që publiku t’i kuptojë këngët tona"

Lyrical Son, ta “përplas” realitetin fytyrës!

02.10.2021 - 11:59

Lyrical Son është një prej reperëve më të dashur shqiptarë, i cili numëron hite në repertorin e tij dhe mijëra ndjekës në llogarinë e tij në Instagram.

Ai ka treguar për Wake Up, se albumi i tij në bashkëpunim me MC Kreshën është drejt përfundimit.

“Albumi brenda këtij viti realizohet. Të shohim si po shkojnë punët, se ne të dy punojmë çdo ditë.
Ne projekt konsiderojmë albumin, jo një këngë.”

Reperi thotë se çelsi i suksesit të tyre është se “ta përplasin” realiteitn në fytyrë.

“Puna është mos të jemi përsëritës. Ne i kemi kaluar të gjitha temat, të cilat kanë të bëjnë me dashurinë. Madje dje kur po inçizonim një këngë ndalova dhe po ushtroja nofllën.Kam qejf që njerzit të ma kuptojnë tekstin, jo thjesht të kalojnë nëpër të.Ne nuk kemi fansa, ne kemi dashamirës. Kemi tentuar gjithmonë të jemi sa më origjinal, sa më natyral, në mënyrë që njerëzit të jenë afër vlerës arkaike. “, – tregoi Festimi

Kujtojme se gjatë një interviste të dhënë së fundmi, reperi tha se për të nuk ka fare rëndësi gjinia e fëmijës, por mjafton që ata të gëzojnë shëndet.

Ndër të tjera, ai rrëfeu se mjekët i kanë kërkuar që të abortonin njërën nga vajzat, e cila për fat të mirë tani është shëndoshë e mirë me familjen e saj.

“Kam parë fëmijë në spitalin e Kosovës me sëmundje të ndryshme, kam pasur edhe vetë një problem me Erikën, mjekët na thonin ta abortonim Erikën që tani po qëndron këtu me mua, është gjallë, faleminderit Zotit. Sa i përket gjinisë, për mua vetëm të jetë shëndoshë e mirë. Jam shumë i kënaqur me gocat. Janë gjëja më e bukur që më kanë ndodhur ndonjëherë. S’ka mëngjes që nuk vijnë të më përqafojnë, të këndojnë, të më duan. Unë vetë nuk kam zgjuar ndonjëherë kështu në mëngjes për babain tim. Unë kam kërkuar para: “Babë, pare”, deklaroi Lyrical.

Sekretet e kombinimit të ngjyrave

Si të krijoni pamje elegante dhe harmonike

Këngëtarja nuk do të lidhet më me asnjë pas ndarjes nga Ben Affleck

J Lo e “mbyll” kapitullin e historive të dashurisë?

"Isha 7 muajshe shtatzënë dhe kam ndenjur 12 orë ulur në studio"

Eni Vasili rrëfen sfidat e profesionit gjatë shtatzënisë