MENU
klinika

Prisni një projekt bombë!

Gjiko, Ledri dhe Lyrical Son po sjellin një bashkëpunim

10.02.2020 - 16:36

Bën mirë që Ledri, Gjiko dhe Lyrical Son të sjellin një bashkëpunim, pasi postimi i fundit i Gjikos në InstaStory na ingranoi të gjithëve!

Reperi ka publikuar një video me dy kolegët e tij, të cilët shfaqen në një ambient me kamera që duket si një skenë xhirimi.

Me shumë mundësi, djemtë e kanë gati një bashkëpunim dhe tashmë po realizojnë videoklipin e tij.

Ndryshe, ç’do të kërkonin të tre së bashku në sheshin e xhirimeve?

Gjiko ka etiketuar dy kolegët e tij të cilët përshëndesin nga kamera, megjithatë ende nuk kanë zbuluar asnjë detaj më tepër, ndërsa ne po presim gjithë sy e veshë.

Kjo është hera e parë që Ledri, Gjiko dhe Lyrical Son bashkëpunojmë, ndaj prisni një projekt bombë!