MENU
klinika

Aksident në Gjirokastër

Makina del nga rruga, dy të plagosur

24.10.2021 - 10:47

Një aksident është regjistruar në aksin nacional Tepelenë-Gjirokastër, ku për pasojë dy persona janë plagosur. Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur “Shkalla e Zezë”. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi me inicialet R.K., shtetas duke drejtuar automjetin tip Peugeot, ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dal nga rruga duke përfunduar disa metra poshtë rrugës.

Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit, dhe pasagjeri, shtetasi me inicialet S. C., 44 vjeç, banues në Tepelenë, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

Materialet në ngarkim të shtetasit R. K. i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.