Milan vijon me fitoret në Serie A, i pamposhtur në 16 ndeshje rresht në kampionat, duke llogaritur edhe fundin e sezonit të kaluar. Kuqezinjtë fituan 2-1 në “Olimpico” kundër Romës dhe mbajnë kështu kreun bashkë me Napolin.
Miqtë shënuan nga një gol për secilën pjesë loje. Ibrahimovic në 26’ kaloi ekipin në avantazh. Në pjesën e dytë, Ibrahimovic shënoi sërish, por iu anulua për jashtë loje. Në 57’ vjen goli i dytë, është Kessie që realizon me penallti.
Në 66’, gjërat komplikohen për Milan, Theo Hernadez merr kartonin e dytë të verdhë dhe lë të tijtë me 10 vetë. Gjithsesi, Milan arrin të mbrohet mirë. El Shaaraëy arrin të ngushtojë në 93’, por nuk ka kohë për të marrë të paktën një pikë.