MENU
klinika

"Ai foli vetëm kur u godit personalisht".

Minxhozi: PD është në një krizë të thellë sepse Berisha…

07.10.2021 - 21:44

Për analistin Skënder Minxhozi Partia Demokratike është në një krizë të thellë sepse ish-kryeministri Berisha zgjodhi një gjë të tillë.

I ftuar në emisionin “Real Strory” me gazetarin Sokol Balla, Minxhozi tha se Basha dhe Berisha po luftojnë me njëri tjetrin dhe nuk e dinë përse po e bëjnë këtë gjë. Sipas tij mungon një perspektivë se çfarë do të ndodhë më pas.

Ai tha se Berisha heshti dhe se foli vetëm kur u godit personalisht.

“Jemi në një krizë të thellë , PD është në një krizë të thellë se pse Berisha zgjodhi që PD të kishte një krizë të thellë. Berisha hesht njëherë, hesht dy herë. Kryetari kur humbet jep dorëheqjen. Me autoritetin që ai kishte është e kuptueshme që do i shkojnë persona. Kemi një kryetar që nuk duhet të ishte në zyrë dhe një sfidant që thotë se do ta mbyll karrierën time dhe do të emëroj një tjetër. Janë dy figura që luftojnë për diçka që nuk e dinë. Mungon një perspektivë e ditës që njëri nga të dy do të fitojë. PD nuk do të jetë më e bashkuar dhe lidershipi do të jetë në pikëpyetje. Nëse do të ishte folur herët kundër një kryetari të keq, ky kryetari i keq nuk do të bënte kaq keq. Berisha foli vetëm kur u godit personalisht”- tha Minxhozi.