MENU
klinika

''Shenjtor i artit''

Mjeshtri italian i bukurisë ideale: antikitetit

13.10.2021 - 15:25

         Antonio Canova vdiq më 13 tetor 1822. Për shkak të mosmarrveshjes se ku duhej varrosur, trupi i tij pësoi fatin që u rezervohet zakonisht shenjtorëve: u copëtua./Konica.al

Antonio Canova është mjeshtër i skulpturës neoklasike, i cili luajti një rol të rëndësishëm në braktisjen e stileve barok dhe rokoko, duke e kthyer skulpturën italiane në rrënjët e saj: në Romën e lashtë./Konica.al/Canova vdiq në Venecia, mëngjesin e 13 tetorit 1822. Gjatë jetës së tij arriti të skalitë në mermer ndjenjat më të larmishme dhe më fisnike të shpirtit njerëzor, duke i mbushur veprat e veta me një bukuri sublime të përjetshme. Trapani që ai përdorte, e mbante mbështeur në gjoks për të formësuar kryeveprat, i shkaktoi një bllokim stomaku, një gropore dhe një deformim të gjoksit, i cili, së bashku me shqetësimet e tjera, e çuan drejt vdekjes.

Gjatë autopsisë ia morën zemrën, e vendosën në një vazo të kuqe porfiri, e cila mbeti në kujdestarinë e përkohshme të Akademisë së Arteve të Bukura në Venecia. Në atë datë, varri i tij nuk kishte përfunduar ende, motiv i cili gjeneroi në një mosmarrëveshje midis qytetit të lindjes, Possagno (Treviso) dhe Venecias, atdheu i adoptuar shpirtëror dhe artistik. Trupi i artistit të famshëm pësoi atë që, një herë e një kohë, ishte fati i relikteve të rezervuara për shenjtorët: ai u copëtua dhe u nda në disa pjesë.

Zemra, vendi i shumë virtyteve të zellshme, mbeti në Serenissima: sot ajo prehet në Bazilikën e Santa Maria Gloriosa dei Frari, në një monument madhështor piramidal, të zbukuruar me figura emblematike, të projektuar nga vetë Canova, por më pas u përfundua nga studentët e tij, i merituari për Titanin e famshëm. Ishte iniciativa e kontit Leopoldo Cicognara, që i njëjti model u përdor më vonë për këtë monument dhe filloi të ngrihej në ditët e para të majit 1827.

Dora e djathtë, simbol i vlerësimit teknik dhe artistik, fillimisht u vendos në hyrje të selisë së Akademisë së Arteve të Bukura në Venecia, brenda një ene të kuqe porfiri. Megjithatë, me kalimin e kohës dora u bë një objekt i çuditshëm dhe ankthsjellës, aq sa, për njëfarë kohe, qëndroi e mbyllur në një dollap./Konica.al/Pas peripecive të ndryshme, sot ajo ruhet në Possagno, në një kuti qelqi, të zhytur në një lëng të veçantë, pranë varrit ku prehet pjesa tjetër e trupit. Ky i fundit, në fakt, pas një varrimi të parë në sakristinë e kishës së vjetër të famullisë së Possagnos, u zhvendos më pas në një kishëz brenda Tempullit Canovian.

“Për t’u bërë vërtet një artist i madh, duhet të bëni më shumë sesa të huazoni pak këtu e pak atje nga pjesët e lashta […] e mira e të mirave është të studioni natë e ditë shembujt grekë, të thithni stilin e tyre, ta ngulitni atë në mendje; më pas, zhvilloni rrugën tuaj, por pa ai ndarë për asnjë çast sytë natyrës madhështore, duke kërkuar në të të njëjtat parime”./Konica.al

Bardhësia e përsosur e emermerit, eleganca e figurave, hijeshia e pavdekshme e fytyrave të mrekullueshme me vështrim hyjnor e të thellë: nëse e doni bukurinë, nuk mund të qëndroni të pandjeshëm para një skulpture të Antonio Canova-s, mjeshtër i skulpturës evropiane mes shekujve XVIII dhe XIX. Askush si ai nuk ka arritur t’i japë jetë idealit të bukurisë klasike, trashëgimi e mjeshtrave grekë. Askush si ai, nuk e ka vjetëruar fjalën e urtë: “Nuk është e bukur ajo që është e bukur, por ajo që të pëlqen”./Konica.al