MENU
klinika

Bylis - shek III - para Krishtit

Në Shqipëri, cisterna më e madhe e Ballkanit antik!

15.10.2021 - 14:13

          Arkeologu i njohur, Neritan Ceka, zbulon një projekt të Institutit të Arkeologjisë, që vijon prej tre vitesh.

Sikur Ceka e shpjegon për mediet, bëhet fjalë për një projekt në Bylis, që po zbulon një cisternë uji, që rezervonte ujërat e shkallares së stadiumit të shekullit të tretë para Krishtit.

Siç thekson arkeologu, cisterna është 50 metra e gjatë dhe me thellësi prej 8 metrash, mbuluar nga një sistem harqesh. Sipas Cekës, kjo është cisterna më e madhe dhe më e bukur e Ballkanit antik të asaj periudhe, përfshirë këtu edhe Greqinë e lashtë.

Vetë arkeologu, njofton se krahas gërmimit, po bëhet edhe restaurimi i objektit, ndërsa bën publike pamje ekskluzive nga zbulimi shumë i rëndësishëm, në faqen e tij në “Facebook”.