MENU
klinika

Kusht vaksinimi anti-COVID ose testit PCR

Nis sot viti i ri akademik, pas më shumë se një viti online studentët rikthehen në auditorë!

18.10.2021 - 07:42

Sot nis viti i ri akademik 2021-2022. Pas më shumë se një viti mësimi online, studentët dhe pedagogët do të rikthehen në auditore, duke paraqitur certifikatën e vaksinës ose një vërtetim që kanë kryer të paktën një dozë, ose duke paraqitur një test PCR negativ.

Në një prononcim për mediat rektori i UT, Artan Hoxha, tha se mbi 50% e studentëve janë vaksinuar dhe se pikat e vaksinimit në fakultete do të vijojnë që të funksionojnë për të gjithë ata studentë që nuk e kanë të mundur që të vaksinohen. Rektori pohoi se studentët që vijnë për herë të parë ne Universitet janë më të vaksinuarit.